• E martë 13 Shtator, 2022 16:15

    ZPS-ja përfundon deklaratën përmbyllëse, kërkon dënimin e Mustafës për të gjitha pikat e aktakuzës

    Në deklaratën e sotme përmbyllëse, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi nga Trupi Gjykues që t’a shpallë Mustafën fajtor për secilin nga krimet për të cilat akuzohet dhe të shqiptojë një dënim unik prej 35 vitesh burgim. Gjykimi për ditën e sotme ka përfunduar. Mbrojtësja e Viktimave dhe Mbrojtja do të japin deklaratat e tyre nesër.

  • E martë 13 Shtator, 2022 10:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: Palët fillojnë dhënien e deklaratave përmbyllëse

    ZPS-ja është duke dhënë deklaratën përmbyllëse në gjykimin ndaj Mustafës. Mbrojtësja e Viktimave dhe Mbrojtja pritet që të paraqesin deklaratat e tyre përmbyllëse nesër (më 14 shtator), pasuar nga përgjigjet, pyetjet e mundshme nga Trupi Gjykues dhe deklaratat në lidhje me zhdëmtimet, më 15 shtator. Seanca e datës 16 shtator është caktuar si ditë rezervë dhe do të mbahet vetëm nëse është e nevojshme. 

  • E mërkurë 7 Shtator, 2022 16:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 8 shtator

    Të enjten, më 8 shtator në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 31 Gusht, 2022 17:00

    Gjykimi i Mustafës: përcaktohet rendi i ditës për deklaratat përmbyllëse

    Më 31 gusht, Trupi Gjykues I përcaktoi rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Mustafa, e planifikuar të mbahet nga 13 shtatori deri më 15 shtator (data 16 shtator e planifikuar si ditë rezervë). Rendi i ditës, që mund të ketë ndryshime gjatë seancës në bazë të vendimeve të Trupit Gjykues, konkretizon, ndër të tjera, se deklarata përmbyllëse e ZPS-së do të mbahet më 13 shtator, e vijuar nga Mbrojtësja e viktimave dhe Mbrojtja më 14 shtator. Përgjigjet, pyetjet nga Trupi Gjykues dhe deklaratat në lidhje me zhdëmtime janë planifikuar të mbahen më 15 shtator, thuhet tutje në vendim.

  • E mërkurë 31 Gusht, 2022 15:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 1 shtator

    Të enjten, më 1 shtator në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 31 Gusht, 2022 09:30

    Konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 8 shtator

    Sikurse u  bë e ditur në Kalendarin e Gjykatës, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është planifikuar për 8 shtator në ora 13.30. Më shumë hollësi mund të gjeni në urdhrin për caktimin.

    Image
  • E mërkurë 24 Gusht, 2022 14:15

    Informimi javor i DHSK-së për median më 25 gusht

    Të enjten, më 25 gusht në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E martë 23 Gusht, 2022 17:00

    Pjetër Shala: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë edhe një referim lidhur me shkeljet e të drejtave themelore

    Më 22 gusht 2022, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimin e saj mbi referimin e Pjetër Shalës në lidhje me shkeljet e pretenduara të të drejtave të tija themelore, dorëzuar më 19 korrik të këtij viti. Paneli konstatoi se referimi është i parakohshëm dhe rrjedhimisht e shpalli të papranueshëm në përputhje me nenin 113(7) të Kushtetutës, nenin 49(3) të Ligjit dhe rregullën 14(f) të Rregullores së Punës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Panelit ndodhet këtu.

  • E martë 23 Gusht, 2022 10:30

    Gucati dorëzon dosjen e apelit

    Hysni Gucati dorëzoi dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 18 maj të këtij viti. Versionin e redaktuar publik, i dorëzuar më 22 gusht, mund ta gjeni këtu, së bashku me shtojcat.