• E mërkurë 15 Dhjetor, 2021 10:15

    Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmojnë dy dëshmitarët e rithirrur

    Sipas urdhrit të mëhershëm të Trupit Gjykues II, Mbrojtja e Gucatit sot do të marrë në pyetje dy dëshmitarët e rithirrur të ZPS-së (Zdenka Pumper dhe Miro Jukić), e cila pritet të mbahet në seancë të mbyllur për publikun.

  • E martë 14 Dhjetor, 2021 11:15

    Gjykimi ndaj Mustafës do të vazhdojë më 18 janar 2022

    Me dëshminë e sotme të dëshmitarit W04674 gjykimi ndaj Mustafës përfundoi për këtë vit. Seancat gjyqësore në këtë çështje do të rifillojnë më 18 janar 2022.

  • E martë 14 Dhjetor, 2021 10:45

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 11 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Më 10 dhjetor 2021, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e dytë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Njëmbëdhjetë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëron nëntë viktima pjesëmarrëse) dhe do të  përfaqësohen nga përfaqësuesja e njëjtë  e viktimave. Vendimi mund të shihet këtu.

  • E hënë 13 Dhjetor, 2021 10:30

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i radhës i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i dhjetë i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W04674.

  • E premte 10 Dhjetor, 2021 11:00

    Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Gucatit

    Dëshmitari i gjashtë i Mbrojtjes së Gucatit është Ϛelë Gashi, anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

  • E premte 10 Dhjetor, 2021 10:00

    Gucati dhe Haradinaj: seanca e sotme do të fillojë më vonë se sa ishte planifikuar

    Ju njoftojmë se gjykimi do të fillojë 15 minuta më vonë se sa ishte planifikuar (në orën 09:45 ose në orën 10:30 për transmetimin me vonesë).