• E martë 10 Nëntor, 2020 16:00

    Kadri Veseli u vetëdeklarua i pafajshëm

    Sot, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Kadri Veseli u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    • Image
    • Image
  • E martë 10 Nëntor, 2020 10:45

    Seanca e Veselit do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i paraqitjes së parë të Kadri Veselit do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E hënë 9 Nëntor, 2020 15:45

    Hashim Thaçi u vetëdeklarua i pafajshëm

    Sot, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Hashim Thaçi u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    • Image
    • Image
  • E hënë 9 Nëntor, 2020 11:45

    Jakup Krasniqi u vetëdeklarua i pafajshëm

    Sot, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Jakup Krasniqi u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    • Image
    • Image
  • E hënë 9 Nëntor, 2020 10:15

    Të dyja paraqitjet e para sot do të transmetohen me vonesë

    Paraqitja e parë e Jakup Krasniqit dhe e Hashim Thaçit do të mbahet sot në orën 11:00  respektivisht në orën 15:00. Transmetimi i seancave do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në Shqip

  • E premte 6 Nëntor, 2020 14:30

    Paraqitja e parë e Hashim Thaçit më 9 nëntor në orën 15:00

    Më 9 nëntor 2020 në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Më shumë hollësi mund të gjeni këtu.

  • E premte 6 Nëntor, 2020 09:45

    Operacione në vazhdim e sipër në Kosovë

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë.

  • E enjte 5 Nëntor, 2020 22:30

    Konfirmohet aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

    Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar më 4 dhe 5 nëntor, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor.