Subscribe to Live update from the Court
E.g., 08/07/2024
E.g., 08/07/2024
E premte 24 Nëntor, 2023 10:15

Gjykimi ndaj Shalës: Dëshmitarja Kadrijaj vazhdon dëshminë

Dëshmitarja e shtatë e Mbrojtjes Time Kadrijaj vazhdoi dëshminë sot në mëngjes.

E enjte 23 Nëntor, 2023 18:00

Trupi Gjykues lëshon vendim të përkohshëm lidhur me komunikimet dhe vizitat e tre të paraburgosurve

Pas kërkesës së ZPS-së në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve për ndryshimin e kushteve të paraburgimit, Trupi Gjykues II ka urdhëruar disa masa të përkohshme për kufizimin e komunikimeve dhe të vizitave që mund t’u bëhen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit. Trupi Gjykues ka vendosur se këto kufizime janë të përshtatshme, duke pasur parasysh rrezikun e nxjerrjes së paligjshme të informacionit konfidencial nga objekti i paraburgimit. Kufizimet do të jenë në fuqi përkohësisht, deri në momentin kur Trupi Gjykues të lëshojë vendimin e plotë në lidhje me themelësinë e kërkesës ZPS-së.

Vendimin e përkohshëm mund ta gjeni këtu.

E enjte 23 Nëntor, 2023 16:30

Sot (23/11/2023), gjykimi ndaj Shalës do të zgjasë më shumë se që ishte paraparë

Seanca e sotme në çështjen Shala do të vazhdojë më gjatë se sa ishte planifikuar – deri në orën 16:30 (kohë reale) ose 17:15 (transmetim me vonesë).

E enjte 23 Nëntor, 2023 14:30

Informimi javor i DHSK-së për median më 23 nëntor 2023: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 23 Nëntor, 2023 14:30

Gjykimi ndaj Shalës: Dëshmitari i shtatë i Mbrojtjes fillon dëshminë

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitares Safete Hadërgjonaj sot, Mbrojtja e Shalës thirri këtë pasdite dëshmitarin e saj të ardhshëm. Kjo është Time Kadrijaj, e cila është dëshmitari i shtatë i Mbrojtjes deri më tani.

E enjte 23 Nëntor, 2023 13:15

Gjykimi ndaj Shalës sot: Informim

Seanca e sotme në çështjen Shala do të vazhdojë në orën 13:30 (ose në orën 14:15 në transmetimin me vonesë në internet).

E enjte 23 Nëntor, 2023 12:30

Kryetarja e DHSK-së paralajmëroi zyrtarisht mbrojtësin e Haradinajt në lidhje me etikën profesionale

Siç parashihet në rregullën 63(1) të Rregullores, më 22 nëntor 2023, Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova paralajmëroi zyrtarisht Mbrojtësin e Nasim Haradinajt, pasi ai nxori informacion konfidencial për media. Kadman dha një intervistë për një media në Kosovë në nëntor dhe zbuloi informacion që ishte redaktuar në versionin publik të vendimit të datës 17 tetor në lidhje me modifikimin e dënimit të Nasim Haradinajt. Meqenëse Kadmanit i ishin kujtuar detyrimet që ka në këtë aspekt, por megjithatë nxori informacionin konfidencial, Kryetare Trendafilova e gjykoi të nevojshme që ta paralajmërojë zyrtarisht sepse veprimi i tij nuk përmbush standardet e etikës profesionale. Kryetarja gjithashtu kujtoi Kadmanin për detyrimet që ka, siç përcaktohen në Kodin e Etikës Profesionale, si dhe për hapat e mëtutjeshëm që mund të merren nëse nuk i respekton detyrimet profesionale si Mbrojtës që ushtron detyrën para Dhomave të Specializuara.

Këtu mund ta lexoni vendimin e plotë.

E enjte 23 Nëntor, 2023 11:15

Gjykimi ndaj Shalës: pushimi i parë do të zgjasë më shumë se që është njoftuar

Ju lutemi të keni parasysh se pushimi i tanishëm (që filloi në orën 10:15 drejtpërdrejt ose në orën 11:00 në transmetimin me vonesë në internet) do të zgjasë më gjatë se që është njoftuar. Do t’ju informojmë për çdo përditësim në këtë aspekt.

E enjte 23 Nëntor, 2023 11:00

Informimi javor për median më 23 nëntor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 23 nëntor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E enjte 23 Nëntor, 2023 10:30

Gjykimi ndaj Shalës: Dëshmitari i gjashtë i Mbrojtjes vazhdon dëshminë

Dëshmitari i Mbrojtjes Safete Hadërgjonaj vazhdoi dëshminë këtë mëngjes. Mbrojtësi i viktimave është duke e marrë në pyetje aktualisht dëshmitarin.