Subscribe to Live update from the Court
E.g., 25/11/2024
E.g., 25/11/2024
E premte 1 Nëntor, 2024 17:30

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: njoftimi më i fundit i ZPS-së lidhur me listën e dëshmitarëve

Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 1 tetor, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja njoftoi sot, më 1 nëntor, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t'i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë. Njoftimi i ZPS-së mund të shihet këtu.

E premte 1 Nëntor, 2024 10:00

Çështja Pjetër Shala: Mbrojtja do ta dorëzojë dosjen e apelit deri më 25 nëntor 2024

Më 30 tetor 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Shalës lidhur me zgjatjen e afatit dhe e autorizoi që ta dorëzojë dosjen e vet të apelit më së largu deri më 25 nëntor 2024. Më shumë hollësi në vendimin.

E enjte 31 Tetor, 2024 17:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 4 nëntor

Pas përfundimit të dëshmisë së Nuredin Ibishit, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 4 nëntor 2024, në orën 09:00.

E enjte 31 Tetor, 2024 15:00

Informimi javor për median më 31 tetor: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 31 Tetor, 2024 10:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Ibishi vazhdon dëshminë e tij

Pas përfundimit të dëshmisë së Haxhi Mazrekut, ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të 97-të të ZPS-së, Nuredin Ibishi, në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

E enjte 31 Tetor, 2024 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Haxhi Mazreku vazhdon dëshminë

Dëshmitari i 102-të i ZPS-së është duke vazhduar dëshminë këtë mëngjes.

E mërkurë 30 Tetor, 2024 16:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 102-ti deri më tani)

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04798, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës, Haxhi Mazreku.

E mërkurë 30 Tetor, 2024 15:30

Informimi javor për median më 31 tetor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 31 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

 

E mërkurë 30 Tetor, 2024 11:30

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: përfundon dëshmia e dëshmitarit të 100-të/nis dëshmia e dëshmitarit të ri

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04809, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës, W04798, i cili po dëshmon përmes videolidhjes.

E mërkurë 30 Tetor, 2024 10:00

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04809 vazhdon dëshminë

Dëshmitari i 100-të i ZPS-së është duke vazhduar dëshminë këtë mëngjes.