Subscribe to Live update from the Court
E.g., 09/07/2024
E.g., 09/07/2024
E mërkurë 25 Tetor, 2023 10:15

Gjykimi i Shalës: dëshmon dëshmitari i katërt i Mbrojtjes

Dëshmitari Mark Shala vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Trupi gjykues është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.

E martë 24 Tetor, 2023 10:15

Gjykimi i Shalës: dëshmitari i katërt i Mbrojtjes vazhdon dëshminë

Dëshmitari Mark Shala vazhdon dëshminë e tij në gjykimin e Pjetër Shalës. Pas përfundimit të pyetjeve nga Mbrojtja ditën e djeshme, këtë mëngjes dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja.

E hënë 23 Tetor, 2023 16:45

Përfundon gjykimi i Shalës për ditën e sotme

Seanca e sotme në gjykimin e Shalës ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër, më 24 tetor, në orën 09:30.

E hënë 23 Tetor, 2023 10:30

Gjykimi i Shalës: dëshmitari i radhës i Mbrojtjes.

Dëshmitari i katërt i Mbrojtjes në gjykimin e Shalës është Mark Shala.

E enjte 19 Tetor, 2023 14:30

Informimi javor i DHSK-së për median më 19 tetor 2023: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E mërkurë 18 Tetor, 2023 17:15

Informimi javor për median më 19 tetor

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 19 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E mërkurë 18 Tetor, 2023 10:15

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: shtyhet seanca e sotme/gjykimi vazhdon më 30 tetor

Dëshmitari i 29-të i ZPS-së, W04577, i cili u paraqit para gjykatës më 10 dhe 11 tetor, këtë mëngjes u kthye në sallën e gjyqit për të vazhduar dëshminë e tij. Gjykimi kaloi në seancë private dhe më pas u shty për ditën e sotme dhe për këtë javë. Seanca e nesërme, më 19 tetor, anulohet. Gjykimi në këtë çështje do të rinis më 30 tetor në orën 09:00.

E martë 17 Tetor, 2023 16:15

Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për ditën e sotme/nesër vazhdon dëshminë dëshmitari i 29-të

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 30-të të ZPS-së, gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për ditën e sotme ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër, më 18 tetor në orën 09:00, kur pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 29-të i ZPS-së, W-04577.

E martë 17 Tetor, 2023 13:30

Miratohet modifikimi i dënimit për Gucatin, modikimi për Haradinajn në shqyrtim

Më 12 tetor 2023, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova vendosi të modifikojë dënimin e Hysni Gucati dhe urdhëroi lirimin e tij më 18 tetor 2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e përcaktuara në vendim. Sa i përket modifikimit të dënimit për Nasim Haradinajn, Kryetarja e DHSK-së do ta shqyrtojë atë pasi të marrë raportin prej Administratores së DHSK-së.

Më shumë hollësi në komunikatat për shtyp (Gucati; Haradinaj) si dhe në vendimin e Kryetares (Gucati; Haradinaj) të publikuara sot.

E martë 17 Tetor, 2023 10:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i 30-të/orari për ditën e sotme

Dëshmitari i 30-të i ZPS-së, W04769, vazhdon dëshminë këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Trupi Gjykues është duke i bërë pyetje dëshmitarit, dëshmia e të cilit pritet të vazhdojë në seancë private.

Ju lutemi vini re se, meqenëse seanca e sotme ka filluar në orën 10:00, orari për ditën e sotme pritet të jetë si në vijim: seanca e parë do të përfundojë në orën 11:30, ndjekur nga një pushim prej 30 minutash. Seanca e dytë do të zgjasë nga ora 12:00 deri në orën 13:30. Pas pushimit të drekës (1 orë), seanca e tretë do të zgjasë nga ora 14:30 deri në orën 16:00.