Subscribe to Live update from the Court
E.g., 08/07/2024
E.g., 08/07/2024
E martë 3 Tetor, 2023 10:30

Gjykimi i Shalës: dëshmitari i ri i Mbrojtjes

Dëshmitari i tretë i Mbrojtjes në gjykimin e Shalës është Naser Koçinaj.

E hënë 2 Tetor, 2023 15:45

Përfundon gjykimi i Shalës për ditën e sotme

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të dytë të Mbrojtjes, Bedri Dervishaj, gjykimi në çështjen Shala përfundoi për ditën e sotme dhe do të rinis nesër në orën 09:30 me dëshminë e dëshmitarit të ri të Mbrojtjes.

E hënë 2 Tetor, 2023 13:00

Gjykimi i Shalës: orari i modifikuar i gjykatës për sot

Ju njoftojmë se pushimi i sotëm i drekës në gjykimin e Shalës do të zgjasë afërsisht deri në orën 13:50 (14:35 transmetimi me vonesë). Gjykimi pritet të vazhdojë deri në orën 16:00 (16:45 transmetimi me vonesë).

E hënë 2 Tetor, 2023 10:45

Gjykimi i Shalës: dëshmitari i radhës i Mbrojtjes

Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes, Bedri Dervishaj, është duke dëshmuar në gjykimin e Shalës.

E enjte 28 Shtator, 2023 14:30

Informimi javor i DHSK-së për median më 28 shtator 2023: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E mërkurë 27 Shtator, 2023 17:30

Informimi javor për median më 28 shtator

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 28 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

E mërkurë 27 Shtator, 2023 11:00

Thaçi dhe të tjerët: përfundon gjykimi për këtë javë/rinis më 9 tetor

Seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi. Gjykimi do të rinis më 9 tetor, në orën 09:00.

E mërkurë 27 Shtator, 2023 09:45

Gjykimi Thaçi dhe të tjerë: dëshmia e dëshmitarit të 27-të të ZPS-së vazhdon në seancë të mbyllur

Dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së, W04781, e cila filloi dje, është duke vazhduar këtë mëngjes në seancë të mbyllur.

E martë 26 Shtator, 2023 11:15

Gjykimi Thaçi dhe të tjerë: dëshmitari i radhës dëshmon në seancë të mbyllur

Dëshmia e dëshmitarit të radhës të ZPS-së, e cila sapo ka nisur, do të bëhet në seancë të mbyllur.

E martë 26 Shtator, 2023 09:45

Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04644 vazhdon dëshminë/seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 13:00

Dëshmitari i 26-të i ZPS-së, W04644, vazhdon dëshminë këtë mëngjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Selimit. Siç shihet në kalendarin e gjykatës, seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 13:00.