Subscribe to Live update from the Court
E.g., 09/07/2024
E.g., 09/07/2024
E martë 12 Shtator, 2023 16:15

Çështja Thaçi dhe të tjerët: 1 viktimë tjetër pranohet për të marrë pjesë në proces gjyqësor

Trupi Gjykues II nxori vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor dhe do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 140 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave. Në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme për të marrë parasysh informacione shtesë, ka vendosur të rivlerësojë këtë kërkesë të ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët.

Bashkë me të, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 141. Më shumë detaje në vendim, versioni i redaktuar publik i të cilit u dorëzua më 11 shtator.

E martë 12 Shtator, 2023 10:15

Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

Këtë mëngjes ka nisur dëshmia e një tjetër dëshmitari të mbrojtur. Ky person, i cili dëshmon me pseudonimin W04255, është shqiptar i Kosovës, i cili ka qenë anëtar i partisë politike LDK si dhe i UÇK-së në vitet 1998-1999.

E martë 12 Shtator, 2023 09:45

Çështja Shala: ndryshimi i orarit për javën e ardhshme (18-22 shtator)

Siç shihet në kalendarin e gjykatës, seancat gjyqësore në çështjen Shala, më 18 dhe 19 shtator, janë anuluar. Seanca e ardhshme do të mbahet më 20 shtator ndërsa paraqitja e provave prej Mbrojtjes do të nis (varësisht nga rezultati i mocionit të Mbrojtjes lidhur me rrëzimin e disa akuzave).

E hënë 11 Shtator, 2023 16:00

Përfundon gjykimi për ditën e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët

Seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Gjykimi do të vazhdojë nesër, më 12 shtator, në orën 09:00.

E hënë 11 Shtator, 2023 12:45

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i 23-të i ZPS-së

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams, ZPS-ja e ftoi dëshmitarin e ri në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i mbrojtur W03827 është duke dëshmuar përmes video konferencës dhe dëshmia pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

E hënë 11 Shtator, 2023 10:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Frederick Abrahams vazhdon dëshminë e tij

Dëshmia e Frederick Abrahams, nga Human Rights Watch, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga ekipet e Mbrojtjes.

E enjte 7 Shtator, 2023 14:30

Informimi javor i DHSK-së për median më 7 shtator 2023: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E enjte 7 Shtator, 2023 13:45

Përfundon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë

Gjykimi do të rinis të hënën, më 11 shtator 2023, në orën 09:00, kur pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams.

E enjte 7 Shtator, 2023 10:00

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Abrahams

Dëshmia e Frederick Abrahams, nga Human Rights Watch, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Veselit.

E mërkurë 6 Shtator, 2023 16:00

Informimi javor për median më 7 shtator

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 7 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.