• E mërkurë 4 Shtator, 2024 16:45

    Çështja Januzi dhe të tjerët i caktohet Trupit Gjykues I

    Pas njoftimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake se dosja e çështjes Januzi dhe të tjerët do të jetë gati për t’iu kaluar Trupit Gjykues më 4 shtator, Kryetarja e DHSK-së ia caktoi këtë çështje Trupit Gjykues I, në përbërje nga gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (gjykatës rezervë).

  • E mërkurë 4 Shtator, 2024 13:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 16 shtator

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Rrustem Tetaj, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Seanca e caktuar për nesër, 5 shtator, është anuluar, ndërsa procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 16 shtator, në orën 09:00.

  • E mërkurë 4 Shtator, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Tetaj rinis dhënien e dëshmisë

    Dëshmitari i 84-të i Prokurorisë, Rrustem Tetaj, rinisi dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Mbrojtja e Thaçit po vazhdon marrjen në pyetje nga dita e djeshme.

  • E martë 3 Shtator, 2024 17:00

    Januzi dhe të tjerët: dorëzohet dosja paraprake e H. Shalës/kalimi i dosjes së çështjes tek Trupi Gjykues më 4 shtator

    Sot, më 3 shtator, Gjykatësja e Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës do të jetë gati për t’ia kaluar Trupit Gjykues nesër, më 4 shtator 2024.

    Para kësaj, pas urdhrit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake më 23 korrik dhe paralajmërimit të saj më 27 gusht, Mbrojtja e Haxhi Shalës e dorëzoi si konfidenciale dosjen e vet paraprake. Parashtrimin përkatës mund ta gjeni këtu.

  • E martë 3 Shtator, 2024 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 84-ti në gjykatë)

    Dëshmitari i radhës i ZPS-së është Rrustem Tetaj, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas ZPS-së, ky dëshmitar është ish-oficer i UÇK-së, i cili gjatë verës së vitit 1998 ka mbajtur pozita të ndryshme në Zonën Operative të Dukagjinit.

  • E hënë 2 Shtator, 2024 13:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për sot/nesër dëshmitar i ri (3 shtator)

    Pas përfundimit të dëshmisë prej Imer Imerit, përfundoi seanca e sotme në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Gjykimi do të rifillojë nesër, 3 shtator, në orën 09:00, me dëshminë e dëshmitarit tjetër të ZPS-së.

  • E hënë 2 Shtator, 2024 10:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 83-ti deri më tani në gjykatë)

    Dëshmitari i radhës i ZPS-së është Imer Imeri, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas ZPS-së, dëshmitari ishte rrëmbyer nga ushtarë të maskuar të UÇK-së në Shqipëri për shkak se ishte përkrahës i Ibrahim Rugovës dhe partisë LDK. Ai fillimisht ishte ndaluar në Shqipëri dhe rreth mesit të qershorit 1999 ishte transferuar në Kosovë dhe ishte ndaluar në Prizren.

  • E enjte 29 Gusht, 2024 15:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 2 shtator

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 82-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 2 shtator, në orën 09:00.

  • E enjte 29 Gusht, 2024 09:45

    Gjykimit Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 82-të i ZPS-së rinis dhënien e dëshmisë

    Dëshmitari i 82-të i Prokurorisë në gjykatë W03780 rinisi dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Ashtu si dje, edhe sot dëshmia e këtij dëshmitari pritet që të jepet tërësisht në seancë të mbyllur.