Subscribe to Live update from the Court
E.g., 09/07/2024
E.g., 09/07/2024
E hënë 10 Korrik , 2023 11:15

Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

Dëshmitari i 12-të i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W04337, i cili do të dëshmojë për ndalimin e tij të pretenduar nga UÇK-ja në vitin 1998.

E premte 7 Korrik , 2023 15:30

Çështja Shala: njoftimi i Mbrojtjes për paraqitjen e provave/rrëzimin e akuzave

Në përputhje me urdhrin gojor të Trupit Gjykues më 16 qershor, Mbrojtja e Pjetër Shalës njoftoi se ka ndërmend të dorëzojë një mocion për rrëzimin e disa akuzave kundër të akuzuarit, në bazë të rregullës 130 të Rregullores, dhe se ka ndërmend të paraqes provat e veta, në bazë të rregullës 119(1) të Rregullores. Më shumë detaje në njoftimin aktual.

Varësisht nga rezultati i mocionit, në bazë të rregullës 130, 18 shtatori 2023 është data e planifikuar për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtes.

E premte 7 Korrik , 2023 09:00

ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave kundër Shalës

Sipas urdhrit gojor të Trupit Gjykues, të datës 16 qershor, ZPS-ja i dha fund paraqitjes së provave të saj në çështjen gjyqësore kundër Pjetër Shalës, më 6 korrik 2023. Njoftimi gjendet këtu.

E enjte 6 Korrik , 2023 14:30

Informimi javor i DHSK-së për median më 6 korrik 2023: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

E mërkurë 5 Korrik , 2023 17:00

Informimi javor për median më 6 korrik

Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 6 korrik, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

E martë 4 Korrik , 2023 11:45

Gjykimi i Shalës do të rinis më 21 gusht

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë të ZPS-së, William Goodwin, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për ditën e sotme. Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave anulohen, ndërsa gjykimi do të rinis më 21 gusht 2023, në orën 09:30.  

E martë 4 Korrik , 2023 10:30

Gjykimi i Shalës: dëshmon një tjetër dëshmitar ekspert i Prokurorisë

Dëshmitari i 10-të i Prokurorisë në gjykimin e  Shalës është William Goodwin, ekspert mjekoligjor nga Britania e Madhe.

E hënë 3 Korrik , 2023 13:15

Përfundon gjykimi i Shalës për ditën e sotme

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së, Marek Gasior, seanca e sotme në gjykimin ndaj Shalës ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër (më 4 korrik), në orën 09:30, me dëshminë e një tjetër dëshmitari ekspert të ZPS-së.

E hënë 3 Korrik , 2023 10:45

Gjykimi i Shalës: Mbrojtja merr në pyetje dëshmitarin ekspert të ZPS-së

Dëshmitari i 9-të i ZPS-së, Marek Gasior, vazhdon dëshminë e tij. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja.

E mërkurë 28 Qershor, 2023 14:30

Informimi javor i DHSK-së për median më 28 qershor 2023: transkripti

Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.


Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube