• E mërkurë 17 Korrik, 2024 17:30

    Informimi javor për median më 18 korrik

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 18 korrik, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 17 Korrik, 2024 13:45

    Çështja P. Shala: përmbledhja e aktgjykimit është në dispozicion

    Ju lutemi vini re se përmbledhja e aktgjykimit, i shpallur më 16 korrik, është në dispozicion në të tri gjuhët e gjykatës. Versioni në shqip ndodhet këtu.

  • E mërkurë 17 Korrik, 2024 10:15

    Caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës lidhur me mbajtjen në paraburgim

    Më 16 korrik 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, e dorëzuar nga Mbrojtja e Haxhi Shalës më 12 korrik, lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen do të vendosin lidhur me këtë kërkesë. Vendimi i caktimit mund të shihet këtu.

  • E mërkurë 17 Korrik, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit Bislim Zyrapi

    Dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë, Bislim Zyrapi, rifillon mëngjesin e sotëm me vazhdimin e marrjes në pyetje nga Trupi Gjykues.

  • E martë 16 Korrik, 2024 16:15

    Çështja gjyqësore P. Shala: shpallet aktgjykimi

    Sot, më 16 korrik 2024, Trupi Gjykues I shqiptoi Aktgjykimin në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Pjetër Shalës. Ky është aktgjykimi i dytë i  shqiptuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në çështje gjyqësore për krime lufte.

    Trupi Gjykues shpalli fajtor z. Shala për krime lufte të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 18 vjet burgim. Për arsye juridike, Trupi Gjykues shpalli të pafajshëm z. Shala për krimin e trajtimit mizor. Trupi Gjykues konstatoi se z. Shala mban përgjegjësi penale për veprat penale përmes kontributit personal të tij si pjesëmarrës në një ndërmarrje kriminale të përbashkët, së bashku me anëtarë të tjerë të UÇK-së.

    Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
  • E martë 16 Korrik, 2024 13:00

    Çështja P. Shala: Shpallja e aktgjykimit do të transmetohet me vonesë

    Shpallja e aktgjykimit në çështjen Pjetër Shala, i planifikuar për sot pasdite në orën 14:00, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

    Image
  • E martë 16 Korrik, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e 10-të e dëshmisë së dëshmitarit Zyrapi

    Dëshmia e Bislim Zyrapit rifillon mëngjesin e sotëm me vazhdimin e marrjes në pyetje nga Prokuroria.

    Ju lutemi vini re se seanca e sotme pritet të zgjasë deri në orën 13:00.

  • E hënë 15 Korrik, 2024 10:30

    Januzi dhe të tjerët: vendimi i radhës për kalimin e dosjes së çështjes dhe për dorëzimin e dosjeve paraprake prej Mbrojtjes

    Pasi Mbrojtja e Januzit ka kërkuar zgjatjen e afatit aktual dhe duke pasur parasysh se Mbrojtja e Haxhi Shalës nuk ishte e pranishme në seancën e datës 12 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake vendosi të njëjtën ditë, proprio motu (me iniciativë të saj), të anulojë afatin e mëparshëm për dorëzimin e dosjeve paraprake të Mbrojtjes, i cili ishte planifikuar për datën 15 korrik. Mbrojtja e Januzit është udhëzuar që të dorëzojnë kërkesën e tyre për zgjatjen e afatit për dorëzimin e dosjes së tyre paraprake  deri të hënën, më 15 korrik 2024, ndërsa përgjigjet e mundshme nga palët e tjera deri më 16 korrik.

    Pas synimit të Mbrojtjes së Januzit për të dorëzuar një mocion paraprak në lidhje me akuzën e re në aktakuzën më të fundit të përbashkët, gjykatësja Masëlo (Masselot) gjithashtu anuloi datën për kalimin e dosjes së çështjes tek Trupi Gjykues, e cila ishte planifikuar për 22 korrik.

    Datat e reja do të caktohen në kohën e duhur.

    Më shumë detaje mund të lexohen në vendim.

  • E hënë 15 Korrik, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e 9-të e dëshmisë së dëshmitarit Zyrapi

    Dëshmia e Bislim Zyrapit rifillon mëngjesin e sotëm me vazhdimin e marrjes në pyetje nga Mbrojtja e Krasniqit.

    Trupi Gjykues njoftoi, po ashtu si dy javët e kaluara, se ky dëshmitar do të japë dëshmi gjatë tërë ditës së sotme dhe të mërkurë dhe gjysmë dite të martën (deri në pushimin e drekës) dhe të enjten (vetëm në seancën e parë). Trupi Gjykues gjithashtu njoftoi se nuk ka asnjë dëshmitar tjetër të planifikuar për këtë javë.