• E enjte 18 Prill, 2024 14:00

    Hidhet poshtë apeli i Haxhi Shalës kundër vazhdimit të paraburgimit

    Më 12 prill, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin e Haxhi Shalës kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake që urdhëronte vazhdimin e paraburgimit të tij. Më shumë hollësi në vendimin (versioni i redaktuar publik) e Panelit të Gjykatës së Apelit.

  • E mërkurë 17 Prill, 2024 17:00

    Informimi javor për median më 18 prill

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 18 prill në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 17 Prill, 2024 15:45

    Gjykimi i P. Shalës: përfunduan deklaratat përmbyllëse/Aktgjykimi me vonë

    Pas pushimit të drekës, Trupi Gjykues nuk pati pyetje, kështu që gjykimi vazhdoi me argumentet e palëve në lidhje me zhdëmtimet. Pas kësaj, i akuzuari dha deklaratën e tij dhe në këtë mënyrë përfunduan deklaratat përmbyllëse, duke shënuar fundin e gjykimit. Ju lutemi mbani parasysh se deklarata e të akuzuarit ishte e redaktuar në masë të madhe, sipas urdhrit të Trupit Gjykues.

    Trupi Gjykues do ta shpallë Aktgjykimin më vonë.

    Ju lutem mbani parasysh se seancat e 18 dhe 19 prillit janë anuluar.

  • E mërkurë 17 Prill, 2024 13:15

    Gjykimi i P. Shalës: orari i modifikuar i Gjykatës për seancën e sotme (17/04/2024)

    Pas përfundimit të përgjigjeve dhe komenteve nga palët, seanca e sotme është mbyllur për pushimin e drekës deri në orën 14:00 (ose deri në orën 14:45 në internet). Pas kësaj, seanca pritet të rifillojë me pyetjet nga Trupit Gjykues dhe parashtrimet në lidhje me zhdëmtimet.

  • E mërkurë 17 Prill, 2024 11:30

    Gjykimi i P. Shalës: Mbrojtja përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse, kërkon verdikt pafajësie për klientin e saj

    Në përfundim të deklaratës përmbyllëse sot, Mbrojtja e Pjetër Shalës i kërkoi Trupit Gjykues ta shpallë të pafajshëm të akuzuarin. Seanca do të vazhdojë me përgjigjet e ZPS-së dhe të Mbrojtësit të Viktimave, në qoftë se kanë. 

  • E mërkurë 17 Prill, 2024 10:15

    Gjykimi i P. Shalës: Mbrojtja vazhdon paraqitjen e argumenteve përmbyllëse

    Këtë mëngjes ekipi i Mbrojtjes së Pjetër Shalës ka rifilluar me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse, të cilën e filloi dje.

  • E martë 16 Prill, 2024 12:30

    Gjykimi ndaj P. Shalës: Mbrojtja paraqet deklaratën përmbyllëse

    Pas përfundimit të prezantimit të deklaratës përmbyllëse nga Mbrojtësi i Viktimave, ekipi i Mbrojtjes së Pjetër Shalës ka filluar paraqitjen e deklaratës përmbyllëse.

  • E martë 16 Prill, 2024 10:15

    Gjykimi ndaj P. Shalës: Mbrojtësi i Viktimave paraqet deklaratën përmbyllëse

    Mbrojtësi i Viktimave Sajmon Loz po paraqet deklaratën e tij përmbyllëse në gjykimin ndaj P. Shalës.

  • E hënë 15 Prill, 2024 15:30

    Gjykimi ndaj P. Shalës: ZPS-ja përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse, kërkon shpalljen fajtor për të gjitha pikat e Aktakuzës

    Në fund të paraqitjes së deklaratës përmbyllëse sot, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që Trupi Gjykues ta shpallë Pjetër Shalën fajtor për të gjitha krimet e paraqitura në Aktakuzë dhe ta dënojë me 28 vjet burgim.

    Seanca e sotme u mbyll dhe gjykimi fillon nesër në mëngjes në orën 09:30 me deklaratën përmbyllëse të Mbrojtësit të Viktimave.

  • E hënë 15 Prill, 2024 13:30

    Gjykimi ndaj P. Shalës: orari i modifikuar i Gjykatës për seancën e sotme (15/04/2024)

    Ju lutem kini parasysh se pushimi i drekës sot do të zgjasë deri në orën 13:45 (14:30 në transmetimin me vonesë në internet). Pas kësaj do të ketë dhe një seancë tjetër nga ora 13:45 deri në 15:15 (14:30 – 16:00 në internet), pasuar nga një pushim prej 15 minutash. Seanca e fundit duhet të zgjasë nga ora 15:30 deri në 16:00 (16:15 – 16:45 në internet).