-
E mërkurë 17 Prill, 2024 15:45
Share this page
Gjykimi i P. Shalës: përfunduan deklaratat përmbyllëse/Aktgjykimi me vonë
Pas pushimit të drekës, Trupi Gjykues nuk pati pyetje, kështu që gjykimi vazhdoi me argumentet e palëve në lidhje me zhdëmtimet. Pas kësaj, i akuzuari dha deklaratën e tij dhe në këtë mënyrë përfunduan deklaratat përmbyllëse, duke shënuar fundin e gjykimit. Ju lutemi mbani parasysh se deklarata e të akuzuarit ishte e redaktuar në masë të madhe, sipas urdhrit të Trupit Gjykues.
Trupi Gjykues do ta shpallë Aktgjykimin më vonë.
Ju lutem mbani parasysh se seancat e 18 dhe 19 prillit janë anuluar.
-
E mërkurë 17 Prill, 2024 13:15
Share this page
Gjykimi i P. Shalës: orari i modifikuar i Gjykatës për seancën e sotme (17/04/2024)
Pas përfundimit të përgjigjeve dhe komenteve nga palët, seanca e sotme është mbyllur për pushimin e drekës deri në orën 14:00 (ose deri në orën 14:45 në internet). Pas kësaj, seanca pritet të rifillojë me pyetjet nga Trupit Gjykues dhe parashtrimet në lidhje me zhdëmtimet.
-
E mërkurë 17 Prill, 2024 11:30
Share this page
Gjykimi i P. Shalës: Mbrojtja përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse, kërkon verdikt pafajësie për klientin e saj
Në përfundim të deklaratës përmbyllëse sot, Mbrojtja e Pjetër Shalës i kërkoi Trupit Gjykues ta shpallë të pafajshëm të akuzuarin. Seanca do të vazhdojë me përgjigjet e ZPS-së dhe të Mbrojtësit të Viktimave, në qoftë se kanë.
-
E mërkurë 17 Prill, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi i P. Shalës: Mbrojtja vazhdon paraqitjen e argumenteve përmbyllëse
Këtë mëngjes ekipi i Mbrojtjes së Pjetër Shalës ka rifilluar me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse, të cilën e filloi dje.
-
E martë 16 Prill, 2024 12:30
Share this page
Gjykimi ndaj P. Shalës: Mbrojtja paraqet deklaratën përmbyllëse
Pas përfundimit të prezantimit të deklaratës përmbyllëse nga Mbrojtësi i Viktimave, ekipi i Mbrojtjes së Pjetër Shalës ka filluar paraqitjen e deklaratës përmbyllëse.
-
E martë 16 Prill, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj P. Shalës: Mbrojtësi i Viktimave paraqet deklaratën përmbyllëse
Mbrojtësi i Viktimave Sajmon Loz po paraqet deklaratën e tij përmbyllëse në gjykimin ndaj P. Shalës.
-
E hënë 15 Prill, 2024 15:30
Share this page
Gjykimi ndaj P. Shalës: ZPS-ja përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse, kërkon shpalljen fajtor për të gjitha pikat e Aktakuzës
Në fund të paraqitjes së deklaratës përmbyllëse sot, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që Trupi Gjykues ta shpallë Pjetër Shalën fajtor për të gjitha krimet e paraqitura në Aktakuzë dhe ta dënojë me 28 vjet burgim.
Seanca e sotme u mbyll dhe gjykimi fillon nesër në mëngjes në orën 09:30 me deklaratën përmbyllëse të Mbrojtësit të Viktimave.
-
E hënë 15 Prill, 2024 13:30
Share this page
Gjykimi ndaj P. Shalës: orari i modifikuar i Gjykatës për seancën e sotme (15/04/2024)
Ju lutem kini parasysh se pushimi i drekës sot do të zgjasë deri në orën 13:45 (14:30 në transmetimin me vonesë në internet). Pas kësaj do të ketë dhe një seancë tjetër nga ora 13:45 deri në 15:15 (14:30 – 16:00 në internet), pasuar nga një pushim prej 15 minutash. Seanca e fundit duhet të zgjasë nga ora 15:30 deri në 16:00 (16:15 – 16:45 në internet).
-
E hënë 15 Prill, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi P. Shala: Palët fillojnë me deklaratat përmbyllëse
ZPS-ja ka filluar të paraqesë deklaratën e saj përmbyllëse në gjykimin Pjetër Shala sot dhe pritet të vazhdojë nesër, 16 prill. Pas saj, Mbrojtësi i Viktimave do të bëjë deklaratën e vet përmbyllëse nesër, pasuar nga Mbrojtja, prezantimi prej të cilës do të vazhdojë më 17 prill. Përgjigjet, komentet nga palët, pyetjet nga Trupi Gjykues dhe parashtrimet në lidhje me zhdëmtimet janë caktuar për 17 dhe 18 prill. Dita e fundit do të mbyllet me deklaratën e të akuzuarit.
-
E premte 12 Prill, 2024 11:15
Share this page
Kryetarja e DHSK-së hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me gjykatësin Giju
Më 8 prill, Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova rrëzoi kërkesën e Hashim Thaçit për zëvendësimin e gjykatësit Nikola Giju si Gjykatës i Vetëm në çështjen me numër KSC-BC-2018-01, pas emërimit të tij si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN). Kryetarja sqaroi se ajo mund t’i zëvendësojë gjykatësit vetëm në rast se gjykatësit nuk janë në gjendje të ushtrojnë detyrën e tyre për shkak të angazhimit në një veprimtari ose profesion tjetër. Nuk është kështu në rastin e gjykatësit Giju, tha ajo, pasi ai do të fillojë t’i ushtrojë detyrat e tij gjyqësore në GJPN më 19 gusht. Deri në atë kohë, ai është i disponueshëm për të ushtruar detyrat e tij në DHSK.
Gjithashtu, Kryetarja e DHSK-së hodhi poshtë pa e shqyrtuar kërkesën alternative të Mbrojtjes për heqjen e gjykatësit Giju. Kryetarja konstatoi, ndër të tjera, se kërkesa ishte e pabazuar dhe Mbrojtja nuk paraqiti asnjë argument pse pozita gjyqësore e gjykatësit Giju në një gjykatë tjetër, që nuk ka përplasje juridiksioni me DHSK-në, mund të ndikojë në pavarësinë e tij.
Më shumë hollësi në vendimin e plotë.