-
E premte 25 Prill, 2025 10:44
Share this page
H. Thaçi vetëdeklarohet i pafajshëm për formën shtesë të nxitjes (çështja e administrimit të drejtësisë)
Pas ftesës së Gjykatëses së Procedurës Paraprake më 14 prill, Hashim Thaçi dorëzoi deklarimin me shkrim të pafajësisë në lidhje me gjitha akuzat e përvijuara në aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar, ku përfshihet forma shtesë e nxitjes në pikat 1 dhe 3.
-
E enjte 24 Prill, 2025 14:36
Share this page
Informimi javor për median më 24 prill: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 23 Prill, 2025 15:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: urdhrat e Trupit Gjykues lidhur me hapat e tjerë
Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes, Trupi Gjykues II dha disa urdhra gojorë në lidhje me provat dhe fazat e ardhshme të procesit. Ndër të tjera, Trupi Gjykues urdhëroi ekipet e Mbrojtjes të dorëzojnë mocionin e përbashkët të tyre për rrëzimin e akuzave, në përputhje me rregullën 130, deri më 2 qershor 2025, ose brenda 14 ditësh pas vendimit të fundit të Trupit Gjykues për pranimin e provave, cilado të jetë data më e vonshme. Përgjigja e ZPS-së duhet të dorëzohet deri më 1 korrik, ose brenda 30 ditësh pas Mocionit të Mbrojtjes sipas Rregullës 130, cilado të jetë data më e vonshme.
Gjithashtu, mbrojtësi i viktimave pritet që të jetë gati për paraqitjen e provave të veta në korrik, në qoftë se Trupi Gjykues konstaton se ekziston arsyeja për këtë, dhe, ndër të tjera, u urdhërua të dorëzonte listën e tij të dëshmitarëve dhe provave materiale të propozuara deri më 28 maj 2025.
Trupi Gjykues ka anuluar planin e punës së gjykatës deri më 8 maj, duke e shtyrë këtë gjykim deri në njoftimin e ardhshëm.
-
E mërkurë 23 Prill, 2025 09:17
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: konferenca për ecurinë e çështjes mëngjesin e sotëm
Ju kujtojmë se konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit dhe Krasniqit mbahet mëngjesin e sotëm, në orën 10:00. Ashtu si edhe në rastet e tjera, transmetimi me video në internet i kësaj seance gjyqësore është me 45 minuta vonesë. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejtë në gjuhën shqipe.
-
E enjte 17 Prill, 2025 16:30
Share this page
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese merr vendim mbi kërkesën referuese të Salih Mustafës
Më 17 prill 2025, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese lëshoi aktvendimin në lidhje me kërkesën referuese të Salih Mustafës, ku konstatoi se nuk kishte shkelje të Kushtetutës së Kosovës apo të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.
-
E enjte 17 Prill, 2025 15:30
Share this page
Informimi javor për median më 17 prill: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 16 Prill, 2025 16:50
Share this page
Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): ZPS-ja dorëzon aktakuzën e ndryshuar
Ashtu siç urdhëroi gjykatësja e procedurës paraprake dy ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar sot, më 16 prill, dorëzoi aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit. Parashtrimi specifikon se ndryshimet ndodhen në paragrafët 43 dhe 46 në lidhje me akuzat 1 deri në 3.
-
E mërkurë 16 Prill, 2025 11:10
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Mbrojtja do të dorëzojë mocione për rrëzimin e akuzave
Më 16 prill 2025, të gjitha ekipet e Mbrojtjes e informuan Trupin Gjykues për synimin e tyre për të dorëzuar mocione për rrëzimin e disa, apo të gjitha akuzave në aktakuzë, në përputhje me Rregullën 130 të Rregullores. Përveç kësaj, ekipet e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se do ta informojnë Trupin Gjykues nëse synojnë të paraqesin çështjet e tyre pas vendimit lidhur me mocionet sipas Rregullës 130.
-
E mërkurë 16 Prill, 2025 09:06
Share this page
-
E mërkurë 16 Prill, 2025 08:45
Share this page
H. Shala: vendimi mbi kërkesën më të fundit për lirim të përkohshëm i disponueshëm në faqen e internetit
Më 27 mars 2025, gjykatësja e vetme Marzhori Masëlo refuzoi kërkesën e Haxhi Shalës për lirimin e përkohshëm në Kosovë. Gjykatësja Masëlo konstatoi se Shala nuk ka demonstruar se ekzistonin arsye të jashtëzakonshme dhe humanitare bindëse që përligjnin lirimin e përkohshëm të tij. Versionin e redaktuar publik të këtij vendimi, të dorëzuar më 15 prill, mund ta gjeni këtu.
Siç kemi informuar më herët, Shalës i ishte lejuar një vizitë nën mbikëqyrje në tetor të vitit të kaluar.
Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.