• E mërkurë 24 Prill, 2024 18:15

    Januzi dhe të tjerët: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së

    Më 24 prill 2024, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK), e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimin e saj mbi referimin e Januzit, Bahtijarit dhe H. Shalës që ka të bëjë me vlefshmërinë kushtetuese të Rregullores për Ndihmë Juridike të Dhomave të Specializuara, dorëzuar më 3 prill të këtij viti. Paneli e shpalli referimin të papranueshëm në përputhje me nenin 113(7) të Kushtetutës, nenin 49(3) të Ligjit, dhe rregullën 14(f) të Rregullores së DHSGJK-së, pasi Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji nuk autorizojnë individët që të ngrenë çështjet e kushtetutshmërisë së ligjeve para Dhomës.

    Meqenëse referimi u konstatua i papranueshëm, Paneli refuzoi kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Mbrojtës para Gjykatave dhe Tribunaleve Ndërkombëtare për t'u paraqitur si amicus curiae (“mik i gjykatës”), si dhe kërkesën e Isni Kilajt për t'iu bashkuar referimit. Më shumë detaje në vendimin e plotë.

  • E mërkurë 24 Prill, 2024 17:00

    Çështja Januzi dhe të tjerët: zgjatet për herë të dytë afati për parashtrimet lidhur me ndihmën juridike (Bahtijari)

    Më 19 prill 2024, Gjykatësi Giju miratoi kërkesën e dytë të Mbrojtjes së Bahtijarit për zgjatjen e afatit dhe e udhëzoi të përfundojnë dhe dorëzojnë dokumentet e kërkuara lidhur me kërkesën për ndihmë juridike nga DHSK-ja deri më 29 prill. Ashtu si dhe herën e kaluar, zgjatja e afatit u miratua nga gjykatësi Giju pasi u vërtetua se ka arsye të vlefshme.

  • E mërkurë 24 Prill, 2024 16:45

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/nesër dëshmon dëshmitari i ri

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 56-të, W04850, seanca e sotme ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër, në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri.

  • E mërkurë 24 Prill, 2024 15:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të ri (të 56-të) të ZPS-së

    Pasditen e sotme, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 56-të i cili është dëshmitar i mbrojtur me pseudonimin W04850. Sipas përmbledhjes së prokurorisë të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar do të dëshmojë për një individ i cili ishte arrestuar nga UÇK-ja në vitin 1999 dhe që prej atëherë është i zhdukur.

  • E mërkurë 24 Prill, 2024 11:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të 55-të të ZPS-së/transmetimi i drejtpërdrejtë është duke funksionuar

    Dëshmia e dëshmitarit të 55-të të ZPS-së, Ramiz Qeriqi, në gjykimin Thaçi dhe të tjerët, po vazhdon këtë mëngjes.

    Transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës aktualisht po funksionon si duhet pas problemeve fillestare teknike shkaku i të cilave pjesa e parë e seancës nuk ishte plotësisht e qasshme në transmetim të drejtpërdrejtë. Dhomat e Specializuara të Kosovës do të publikojnë për mediat dhe publikun, sa më shpejt të jetë e mundur, regjistrimin e plotë të seancës së sotme publike, përfshirë pjesën që nuk ishte e qasshme.

  • E mërkurë 24 Prill, 2024 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë

    Aktualisht, për shkak të një problemi teknik, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës së sotme ka ndërprerrje. Jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur.

  • E martë 23 Prill, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Qeriqi vazhdon dëshminë

    Këtë mëngjes, Prokuroria vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të 55-të, Ramiz Qeriqi.

  • E hënë 22 Prill, 2024 16:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i 55-të i Prokurorisë

    Dëshmitari i ri i Prokurorisë është Ramiz Qeriqi. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer si komandant batalioni në Brigadën 121 të UÇK-së në zonën e Pashtrikut.

  • E hënë 22 Prill, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 54-të i ZPS-së rinis dëshminë

    Këtë mëngjes, dëshmitari i mbrojtur W04739 vazhdon dëshminë e datës 4 prill. Dëshmia po mbahet tërësisht në seancë të mbyllur.