• Informimi javor për median më 7 dhjetor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 7 dhjetor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 38-të i ZPS-së vazhdon dëshminë/seanca e sotme deri në orën 13:00

    ZPS-ja është duke vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit Sandra Mitchell. Ju lutemi vini re se seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 13:00, ashtu siç është specifikuar  në kalendarin e gjykatës.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Halitjaha vazhdon dëshminë

    Ish-oficeri i UÇK-së, Sadik Halitjaha, është duke vazhduar dëshminë e tij këtë mëngjes. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Trupi Gjykues.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 36-të vazhdon dëshminë/orari për ditën e sotme

    Dëshmitari i 36-të i ZPS-së, Sadik Halitjaha, është duke vazhduar dëshminë e tij këtë mëngjes. Ju lutemi vini re se orari i seancës për ditën e sotme do të jetë si në vijim:

    10:00 – 11:30: seanca e parë

    11:30 - 12:00: pushim

    12:00 – 13:30: seanca e dytë

    13:30 - 14:30: pushim

    14:30 – 16:00: seanca e tretë

  • Thaçi dhe të tjerët: vendimi i plotë i Trupit Gjykues lidhur me komunikimet dhe vizitat e tre të paraburgosurve

    Më 1 dhjetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, lëshoi vendimin e mëtejshëm lidhur me kërkesën e ZPS-së për ndryshimin e kushteve të paraburgimit të Thaçit, Veselit dhe Selimit. Sipas Trupit Gjykues, ZPS-ja konstatoi se kushtet aktuale të paraburgimit janë të pamjaftueshme për të zvogëluar rrezikun që tre të akuzuarit të mund të ndërhyjnë në procedurë dhe/ose të paraqesin rrezik për sigurinë e dëshmitarëve. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën dhe urdhëroi Administratoren që të zbatojë disa modifikime të kushteve të paraburgimit të tre të akuzuarve.

    Të gjitha masat lidhur me kufizimet në komunikimet dhe vizitat e tre të akuzuarve, gjenden në paragrafët 51-53, 55-60 dhe 62-78 të vendimit aktual.

    Ky vendim zëvendëson vendimin e përkohshëm të Trupit Gjykues të datës 17 nëntor.

  • Informimi javor për median më 30 nëntor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 30 nëntor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së

    Image
  • Përfundon gjykimi ndaj Shalës për këtë vit/urdhër gojor për mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të nëntë të Mbrojtjes, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë.  Në fund të seancës së sotme Trupi Gjykues lëshoi disa urdhra gojorë përfshirë atë lidhur me mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes. Trupi Gjykues caktoi 15 janarin 2024 si datë që parashikohet për mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbojtjes. Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave anulohen, ndërsa gjykimi do të vazhdojë më 9 janar 20242 në orën 09:30, kur pritet të fillojë dëshmia e dëshmitarit të ardhshëm të Mbrojtjes.

  • Gjykimi në çështjen Shala: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes

    Dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin 4280 është duke vazhduar dëshminë e cila nisi dje. ZPS-ja është duke e marrë në pyetje dëshmitarin.