• E mërkurë 17 Janar, 2024 13:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i ri i mbrojtur i ZPS-së

    W04489, dëshmia e të cilit sapo ka filluar, është dëshmitari i ri i mbrojtur i ZPS-së. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar është i afërm i një viktime nga Drenoci e cila ndodhet në akuzat për vrasje dhe zhdukje të detyruar. Ky është dëshmitari i 41-të i ZPS-së deri më tani.

  • E mërkurë 17 Janar, 2024 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W01493

    Dëshmitari i 40-të i ZPS-së W01493 vazhdon dëshminë këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

  • E martë 16 Janar, 2024 15:45

    Përfundoi paraqitja e provave nga ekipi i Mbrojtjes së P. Shalës

    Më 15 janar 2024, Mbrojtja e Pjetër Shalës njoftoi për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave të saj. Njoftimi gjendet këtu.

  • E martë 16 Janar, 2024 10:15

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W01493

    Dëshmitari W01493 i ZPS-së vazhdon dëshminë këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

  • E hënë 15 Janar, 2024 10:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

    Gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ka rinisur me dëshminë e një dëshmitari të ri të ZPS-së, W01493, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer në zonën Operative të Dukagjinit dhe dëshmia e tij do të ofroj informacion për strukturën dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

  • E premte 12 Janar, 2024 17:45

    Çështjet gjyqësore të Januzit dhe Bahtijarit dhe të H. Shalës: ZPS-ja dorëzon aktakuzën e përbashkët

    Sipas urdhrit gojor të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Giju, të datës 14 dhjetor 2023, ZPS-ja dorëzoi sot aktakuzën e përbashkët për çështjet gjyqësore të Januzit dhe Bahtijarit dhe të Haxhi Shalës. Aktakuza e përbashkët është konfidenciale ndërsa dosja me informacionet mbi parashtrimin ndodhet këtu.

    Gjykatësi i Procedurës Paraprake do të vendosë në kohën e duhur lidhur me kërkesën e ZPS-së për bashkimin e këtyre dy çështjeve gjyqësore.

  • E premte 12 Janar, 2024 12:30

    Përditësim lidhur me referimin e Haradinajt në Gjykatën Kushtetuese: shtyhet vendimi i panelit për shkak të parashtrimeve shtesë

    Më 11 janar, Paneli i Gjykatës Kushtetuese i ngarkuar me referimin e Haradinajt, i dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar, vendosi të shtyjë vendimin e tij në këtë çështje derisa të pranojë parashtrimet shtesë nga palët, përkatësisht parashtrimin e ZPS-së lidhur me referimin si dhe përgjigjen e saj ndaj kërkesës më të fundit të Haradinajt për pranimin e një prove të re. Gjithashtu, Mbrojtja ftohet që të dorëzojë përgjigjen e saj ndaj përgjigjes së ZPS-së, nëse dëshiron ta bëjë këtë. Më shumë detaje, përfshirë afatet aktuale për dorëzimin e këtyre parashtrimeve, mund të gjenden këtu.

  • E enjte 11 Janar, 2024 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 11 janar 2024: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube