• Mustafa: dita e dytë e seancës së apelit

    Gjatë ditës së dytë të seancës së apelit, ZPS-ja do të vazhdojë me parashtrime, e pasuar nga Mbrojtësi i Viktimave përgjigjet e Mbrojtjes. Seanca e sotme pritet të përfundojë me një deklaratë personale të Salih Mustafës. Ju lutem keni parasysh se seanca e sotme pritet të zgjasë deri në orën 12:10 dhe jo deri në orën 11:10, siç është njoftuar më parë.

  • Salih Mustafa: fillon seanca e apelit

    Sipas orarit të seancës së sotme, pas deklaratës hyrëse të gjykatësit kryesues, Mbrojtja e Mustafës do t'i bëjë parashtrimet e veta lidhur me apelin (1,5 orë), pasuar nga përgjigjja e ZPS-së (gjithashtu 1,5 orë).

    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
  • Çështja Mustafa: seanca e apelit fillon në orën 13:30

    Ju kujtojmë se seanca e apelit në çështjen Mustafa është paraparë të fillojë në ora 13:30.

    Seanca pritet të vazhdojë nesër në ora 09:30. Informacionet më të fundit mbi procedurat tona mund të gjenden në kalendarin tonë në internet.

    Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin në shqip (me 45 minuta vonesë).

  • Informimi javor për median më 26 tetor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 26 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • Gjykimi i Shalës vazhdon më 20 nëntor/dënimi, në qoftë se ka, do të shqiptohet së bashku me aktgjykimin

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të katërt të mbrojtjes, Mark Shala, gjykimi ndaj Pjetër Shalës përfundoi për ditën e sotme. Seanca e radhës në këtë çështje është caktuar për datën 20 nëntor në ora 09:30.

    Në urdhrin e tij të sotëm gojor, Trupi Gjykues vendosi që, në rast se i akuzuari shpallet fajtor për një ose më shumë krime për të cilat akuzohet, dënimi do të përcaktohet së bashku me shpalljen e aktgjykimit, siç parashihet në rregullën 159(6) të Rregullores.

  • Gjykimi i Shalës: dëshmitari i katërt i Mbrojtjes vazhdon dëshminë

    Dëshmitari Mark Shala vazhdon dëshminë e tij në gjykimin e Pjetër Shalës. Pas përfundimit të pyetjeve nga Mbrojtja ditën e djeshme, këtë mëngjes dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja.