• Gjykimi Thaçi dhe të tjerë: dëshmia e dëshmitarit të 27-të të ZPS-së vazhdon në seancë të mbyllur

    Dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së, W04781, e cila filloi dje, është duke vazhduar këtë mëngjes në seancë të mbyllur.

  • Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04644 vazhdon dëshminë/seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 13:00

    Dëshmitari i 26-të i ZPS-së, W04644, vazhdon dëshminë këtë mëngjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Selimit. Siç shihet në kalendarin e gjykatës, seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 13:00.

  • Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 26-të i ZPS-së

    Dëshmitari i ri i ZPS-së në çështjen Thaçi dhe të tjerët është dëshmitari i mbrojtur W04644. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998, ndërsa disa nga anëtarët e familjes së dëshmitarit u vranë pas ndalimit.  Ky është dëshmitari i 26-të i ZPS-së deri më tani.

  • Gjykimi i Shalës përfundon për këtë javë/vazhdon më 2 tetor

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të parë të Mbrojtjes, Bardhyl Mahmuti, gjykimi në çështjen Shala ka përfunduar për këtë javë dhe do të vazhdojë të hënën, më 2 tetor, në orën 09:30.

  • Gjykimi i Shalës: orari i modifikuar i gjykatës për sot (2)

    Seanca e sotme në çështjen Shala do të zgjasë më shumë se që ishte planifikuar dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00 (respektivisht në orën 16:45 në transmetimin me vonesë).

  • Gjykimi i Shalës: orari i modifikuar i gjykatës për sot

    Pas pushimit (deri në ora 13:10 në transmetimin e drejtpërdrejt ose 13:55 në transmetimin me vonesë), gjykimi kundër Shalës do të vazhdojë edhe me një seancë të plotë (një orë e gjysmë). Pastaj, do të ketë edhe një pushim prej 15 minutash pas së cilit pritet që gjykimi të vazhdojë deri në ora 15:30 (16:15 transmetimi me vonesë).

  • Informimi javor për median më 21 shtator

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 21 shtator, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image