-
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 28 qershor 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
Share this page
Informimi javor për median më 28 qershor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të mërkurën, më 28 qershor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
Share this page
Përfundon gjykimi i Shalës për këtë javë
Pas marrjes në pyetje të dëshmitarit Marek Gasior nga ZPS-ja dhe përfaqësuesi i viktimave, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 3 korrik 2023, në orën 09:30, me marrjen në pyetje të dëshmitarit nga Mbrojtja. Seanca e paraparë për nesër (28 qershor) është anuluar.
-
Share this page
Gjykimi i Shalës: shqiptohen dy urdhra gojorë
Gjatë seancës së sotme Trupi Gjykues shqiptoi dy urdhra gojorë lidhur me kërkesat e Mbrojtjes të bëra në seancën e djeshme. Së pari, Trupi Gjykues refuzoi kërkesën e Mbrojtjes për shtyrjen e mbylljes së paraqitjes së provave nga ZPS-ja, e planifikuar për 6 korrik. Së dyti, Trupi Gjykues vendosi të shtyjë marrjen në pyetje nga Mbrojtja të dëshmitarit aktual deri të hënën, më 3 korrik.
-
Share this page
Gjykimi i Shalës: Dëshmitari i 9-të i ZPS-së vazhdon dëshminë
Dëshmitari ekspert Marek Gasior vazhdon dëshminë e tij në gjykimin e Shalës.
-
Share this page
Përfundon seanca e sotme në gjykimin e Shalës
Seanca e sotme në çështjen Shala përfundoi siç parashihej sipas orarit në ora 16:00. Gjykimi do të vazhdojë nesër (e martë, 27 qershor), në ora 09:30.
-
Share this page
Gjykimi i Shalës: Dëshmon dëshmitari i ri i Prokurorisë / seanca e sotme do të zgjasë më shumë
Dëshmitari i nëntë i Prokurorisë në gjykimin e Shalës është dëshmitari ekspert Marek Gasior, ekspert mjekoligjor nga Polonia. Ju informojmë se seanca e sotme pritet të zgjasë deri në orën 16:45 (ose deri në orën 17:30 në transmetimin në internet).
-
Share this page
Gjykimi i Shalës: Pushim i paplanifikuar deri në orën 13:00
Për shkak të problemeve teknike, gjykimi kundër Shalës është në pushim deri në orën 13:00 (ose 13:45 në transmetimin në internet). Orari i seancave për sot do të njoftohet pas orës 13:00.
-
Share this page
Gjykimi i Shalës: Seanca fillon në orën 10:11
Ju informojmë se seanca në çështjen Shala do të fillojë në orën 10:11 (ose në orën 10:56 në transmetimin në internet).
-
Share this page
Gjykimi i Shalës: Shtyhet Fillimi i Seancës
Seanca e sotme në çështjen Shala do të fillojë në orën 10:00 (ose në orën 10:45 në transmetim).