Më 8 shkurt 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju miratoi kërkesën e ZPS-së për bashkimin e çështjes kundër Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit me atë kundër Haxhi Shalës. Gjykatësi Giju konstatoi se bashkimi i këtyre dy çështjeve i plotëson kërkesat e Rregullës 89(1) të Rregullores, se do t'i shërbente administrimit në mënyrën e duhur të drejtësisë dhe nuk do të ishte paragjykues ose në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarit.
Sa i përket aktakuzës së ndryshuar të dorëzuar nga ZPS-ja në janar, gjykatësi Giju konstatoi se ajo ishte jooperacionale dhe urdhëroi ZPS-në që ta dorëzojë sërish atë. Deri atëherë, çështja e përbashkët do të vazhdojë në bazë të aktakuzave të konfirmuara në të dy çështjet.
Çështja e re e përbashkët do të emërtohet Prokurori i Specializuar kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës me numër KSC-BC-2023-10. Çështja aktuale me numër KSC-BC-2023-11 (që i referohej vetëm Haxhi Shalës) do të ndërpritet por do të mbetet pjesë e dokumentacionit të çështjes së përbashkët.
Më shumë hollësi në vendimin.