E enjte
14 Nëntor, 2024
14:45
Më 14 nëntor 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Haxhi Shala më 11 nëntor 2024. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim, i cili pason vendimin e Gjykatës Supreme më 9 shtator të këtij viti (publikimin më të fundit për këtë çështje mund ta shihni këtu).