Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Shala sot nxori dy vendime lidhur me mocionet e Mbrojtjes kundër formës së aktakuzës dhe themelimit/juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Duke konstatuar se aktakuza e konfirmuar në këtë çështje duhet të ndryshohet në mënyrë që, mes tjerash, të ofrojë nivelin e kërkuar të konkretitetit dhe të qartësisë, gjykatësi Giju miratoi pjesërisht mocionin e Mbrojtjes dhe urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që, deri më 1 nëntor 2021, të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës. Mocionet tjera të Mbrojtjes lidhur me formën e aktakuzës u hodhën poshtë.
Në vendimin e tij të dytë, gjykatësi Giju hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes me të cilin kundërshton themelimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara, si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese të të akuzuarit.