Trupi Gjykues në çështjen Shala vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, në seancë të hapur, nga data 18 deri më 20 tetor 2022 në prani të ZPS-së, Mbrojtjes, mbrojtësit të viktimave dhe Zyrës Administrative (Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve-ZMMD) dhe më 21 tetor si ditë rezervë. Trupi Gjykues gjithashtu vendosi që në të njëjtat data të caktojë një Konferencë tjetër përgatitore për gjykimin, e cila do të mbahet ex-parte dhe në seancë të mbyllur, sapo të përfundojnë seancat e hapura. Kjo konferencë përgatitore për gjykimin do të mbahet në prani të ZPS-së, ZMMD-së dhe një përfaqësuesi të Zyrës Administrative. Më shumë detaje në vendimin aktual ndërsa oraret e sakta të seancave mund të shihen në Kalendarin tonë.