E mërkurë 12 Korrik, 2023 15:15

Më 11 korrik, Trupi Gjykues në çështjen Shala miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes lidhur me zgjatjen e afatit dhe urdhëroi Mbrojtjen që, më së largu deri më 24 gusht në orën 16:00, të dorëzojë mocionin e saj për rrëzimin e akuzave, në bazë të rregullës 130 të Rregullores. Përgjigjet e ZPS-së dhe të mbrojtësit të viktimave, në qoftë se kanë, do të dorëzohen deri më 4 shtator 2023. Më shumë detaje mund të lexohen në vendim.