Në Vendimin e lëshuar më datën 4 shkurt 2022, Trupi Gjykues në çështjen Mustafa, pasi mori tre raportet e ekspertëve, doli në përfundimin se gjykatat vendore në Kosovë nuk japin një qasje realiste lidhur me viktimat e krimeve për të cilat ngrihen akuzat në këtë çështje gjyqësore, sa i takon pretendimeve për zhdëmtim. Si rrjedhojë Trupi Gjykues vendosi se në rast se ka shpallje fajësie në çështjen Mustafa, nuk do t'i referojë viktimat për kontestim juridik në gjykatat vendore në Kosovë sipas nenit 22(9) të Ligjit dhe rregullës 167 të Rregullores, por do të lëshojë Urdhër për Zhdëmtim në bazë të neneve 22 (8) dhe 44 (6) të Ligjit. Gjithashtu, kërkohet nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës që brenda datës 16 mars 2022 t'i paraqesë Trupit Gjykues përgjigjet lidhur me disa pyetje për këtë çështje gjyqësore. Hollësi të mëtejshme në lidhje me këtë mund të gjenden në vendimin përkatës.
E hënë
7 Shkurt, 2022
10:00