Mbrojtja e Nasim Haradinajt e përfundoi sot deklaratën e saj hyrëse. Trupi gjykues e miratoi me vendim gojor kërkesën e Mbrojtjes së Haradinajt për shtyrjen e gjykimit dhe urdhëroi që paraqitja e provave në çështjen Haradinaj të fillojë të martën, më 11 janar 2022. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa  seancat e parapara më 16 dhe 17 dhjetor janë anuluar.

E mërkurë 15 Dhjetor, 2021 13:15