Trupi gjykues I nxori vendimin e tij të dytë lidhur me kryerjen e procedurave në gjykimin e Mustafës, sipas të cilit 4 shkurti është data e synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së, pas dëshmisë së dëshmitarit të fundit të ZSP-së W04849. Mbrojtja është urdhëruar që (nëse dëshiron të paraqesë prova) të dorëzojë listën e dëshmitarëve dhe të provave materiale të propozuara deri më 11 shkurt 2022. Brenda të njëjtit afat përfaqësuesi i viktimave do të dorëzojë listën e dëshmitarëve (ekspertë) të propozuar që do të thirren nga trupi gjykues, në bazë të Rregullës 114(5). Më tej në vendim thuhet se konferenca përgatitore për Mbrojtjen dhe konferenca përgatitore mbi pjesëmarrjen e viktimave do të mbahen më 17 shkurt dhe potencialisht edhe më 18 shkurt (ditë rezervë).Vendimin dhe më shumë detaje mund t’i gjeni këtu (në anglisht).