Më 9 qershor 2026, Pjetër Shala dorëzoi versionin e redaktuar publik të Kërkesës së tij Referuese në Gjykatën Kushtetuese, në të cilën pretendonte shkelje të të drejtave të tij themelore në vijim të vendimit të 9 marsit 2026 të Gjykatës Supreme.

Sikurse është njoftuar më herët, më 25 mars 2026, Kryetarja e DHSK-së caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese. Më pas, Paneli zgjati afatin për dorëzimin e Kërkesës Referuese deri më 1 qershor 2026, kur dhe u dorëzua në mënyrë konfidenciale. Më 5 qershor 2026, Paneli urdhëroi Mbrojtjen të dorëzonte versionin e redaktuar publik deri më 9 qershor 2026. 

E mërkurë 10 Qershor, 2026 15:35