E premte
27 Tetor, 2023
13:00
Pas parashtrimeve të palëve dje dhe sot, si dhe pas deklaratës personale të apeluesit Mustafa, ka përfunduar seanca e apelit në këtë çështje. Mbrojtja përsëriti parashtrimet e saj nga dosja e apelit se vendimet e fajësisë duhet të përmbysen dhe, në rast se konfirmohen, dënimi duhet të zvogëlohet. Në anën tjetër, ZPS-ja deklaroi se dënimi nuk duhet të preket në masë të konsiderueshme apo edhe fare, edhe nëse Paneli i Gjykatës së Apelit përmbys disa nga vendimet e fajësisë.
Paneli i Gjykatës së Apelit do ta nxjerrë aktgjykimin në kohën e duhur.