Më 30 qershor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake, Marzhori Masëlo, hodhi poshtë mocionet e Mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe të akuzuarëve të tjerë, që kërkonin shtyrjen e procesit gjyqësor kundër Thaçit në këtë çështje dhe veçimin e aktakuzës ndaj tij. Gjykatësja Masëlo i refuzoi ose i konstatoi të pathemelta të gjitha argumentet e Mbrojtjes lidhur me zhvillimin e procedurave paralele në këtë çështje dhe në çështjen tjetër kundër Thacit para Trupit Gjykues II (KSC-BC-2020-06).

Më shumë hollësi në vendimin e Gjykatëses së Procedurës Paraprake.

E mërkurë 2 Korrik, 2025 12:30