Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me gjykimin e çështjes kundër Thaçit dhe të tjerëve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë informoi palët se, në qoftë se paraqitja e provave do të mbyllet më 19 gusht 2026, synon të caktojë këto afate:

- Të premten, 28 gusht 2026: për dosjet gjyqësore përfundimtare;

- Të premten, 4 shtator 2026: për dosjet e kundërpërgjigjeve; dhe

- 10, 11 dhe 14 shtator 2026: për argumentet përmbyllëse.

 

Në të njëjtin urdhër, gjykatësi caktoi datat 17, 18 and 19 gusht 2026 për seancat e dhënies së dëshmisë nga z. Smakaj.

 

 

E enjte 30 Korrik, 2026 11:30