Gjatë periudhës që mbulon Aktakuza, Hashim Thaçi ishte në paraburgim në kontekst të gjykimit të tij në lidhje me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Ai ishte më parë udhëheqës i UÇK-së dhe anëtar themelues i Partisë për Progres Demokratik të Kosovës, e cila në vitin 2000 mori emrin Partia Demokratike e Kosovës (“PDK”). Ai ka qenë edhe Kryeministër dhe President i Kosovës.

  

Bashkim Smakaj ishte më parë drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe u punësua nga Presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi nga viti 2017 deri në vitin 2020.

 

Isni Kilaj ishte anëtar themelues i UÇK-së në Malishevë dhe ish-komandant i njësitit “Lumi”. Kilaj ka qenë edhe kryetar i PDK-së së Thaçit në komunën e Malishevës.

 

Fadil Fazliu është veteran i UÇK-së i cili veproi në Zonën Operative të Llapit.

Gjatë periudhës që mbulon Aktakuza, Hajredin Kuçi ishte anëtar i ekipit të Mbrojtjes së Kadri Veselit (një i akuzuar tjetër në çështjen Thaçi dhe të tjerët). Ai ka punuar më parë në qeverinë e Presidentit të atëhershëm Thaçi, si zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë i Kosovës.

HISTORIKU I AKTAKUZËS

Aktakuza kundër pesë të akuzuarve u konfirmua më 29 nëntor dhe u bë publike më 6 dhjetor 2024.


PËRMBLEDHJE E AKUZAVE

Sipas Aktakuzës së konfirmuar, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë.

Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me Smakajn, me Fazliun dhe me Kilajn, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me Kuçin, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.

Akuzat janë si vijon:

Hashim Thaçi Bashkim Smakaj Isni Kilaj

TRI AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK

Tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pikat 1, 2 dhe 3)

TETË AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE

Shkelje e fshehtësisë së procedurës (Pikat 4, 5, 6 dhe 7)

Mosbindje ndaj gjykatës (Pikat 8, 9, 10 dhe 11)

NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK

Tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 12)

NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE

Mosbindje ndaj gjykatës (Pika 13)

NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK

Tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 14)

NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE

Mosbindje ndaj gjykatës (Pika 15)

Fadil Fazliu Hajredin Kuçi 

NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK

Tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 16)

NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE

Mosbindje ndaj gjykatës (Pika 17)

DY AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE

Mosbindje ndaj gjykatës (Pikat 18 dhe 19)

 

LIDHJA ME AKTAKUZËN NË FUQI

 


ZHVILLIME PROCEDURALE

  • Isni Kilaj u arrestua më 2 nëntor 2023 në Kosovë dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të DHSK-së më 3 nëntor 2023. Seanca e paraqitjes së parë të Kilajt, si i dyshuar, para Gjykatësit të Vetëm, u mbajt më 4 nëntor 2023, në bazë të nenit 41 të Ligjit dhe rregullës 55 të Rregullores. Në maj 2024, për shkak të vonesave të konsiderueshme të afatit të procedurave, Gjykatësi i Vetëm përcaktoi se zgjatja e paraburgimit të tij do të ishte e paarsyeshme dhe urdhëroi lirimin e Kilajt në Kosovë me kushte të rrepta. Vendimi i Gjykatësit të Vetëm u konfirmua në vijim nga Gjykata e Apelit e DHSK-së. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai u konsiderua vetëm si i dyshuar.

  • Pas konfirmimit të Aktakuzës kundër pesë të akuzuarve, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan nga ZPS-ja më 5 dhjetor dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë më 6 dhjetor 2024. Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi  në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 5 dhjetor, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë.

  • Në paraqitjen e tyre të parë më 8 dhjetor 2023, Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, ndërsa Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Një ditë më vonë, më 9 dhjetor, Kuçi dhe Kilaj u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës


     

Të dhëna/statistika për gjykimin*
Gjykatësi i procedurës paraprake Gjykatësja Marzhori Maselo 
Zyra e Prokurorit të Specializuar Xhashua Hafec, Gaja Pergolo, Niko Barlink, Dirk-Jan Laman
Mbrojtja Thaçi: Nina Tavakoli (Mbrojtës), Sofi Menegon (Bashkëmbrojtës) 
Smakaj: Bas Martens (Mbrojtës kujdestar)
Kilaj: Ijan Edvards (Mbrojtës), Xho Holms (bashkëmbrojtës)
Fazliu: Mihil Pestman (Mbrojtës kujdestar)
Kuçi: Aleksander Admiral (Mbrojtës kujdestar)
Faza e gjykimit  Procedura paraprake

*Nga 17/12/2024 


LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Hashim Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë). Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. 

Incizimet e qasshme audiovizuale klasifikohen si PUBLIKE dhe nuk përfshijnë pjesë të seancave që janë KONFIDENCIALE dhe/ose mund të përmbajnë pjesë të seancave që janë riklasifikuar si PUBLIKE.  

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Hashim Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë)
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
08/12/2024 Paraqitje e parë
(Thaçi)
Videoja Transkripti
08/12/2024 Paraqitje e parë
(Smakaj)
Videoja Transkripti
08/12/2024 Paraqitje e parë
(Fazliu)
Videoja Transkripti
09/12/2024 Paraqitje e parë
(Kuçi)
Videoja Transkripti
09/12/2024 Paraqitje e parë
(Kilaj)
Videoja Transkripti