Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Belgjikës, z. Aksel Kenes, dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Belgjikës në institucionet ndërkombëtare në Hagë, ambasadori Uilliam Rulants de Stapers, vizituan sot mjediset e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). 

Kryetarja Ekaterina Trendafilova, Prokurori i Specializuar Xhek Smith dhe Dr. Fidelma Donlon u takuan me delegacionin belg dhe i dhanë atyre informacion të përditësuar për veprimtaritë dhe përparimin e bërë në kuadër të mandateve të tyre përkatëse. Drejtori i Përgjithshëm Kenes shprehu mbështetjen e plotë të vendit të tij për gjykatën dhe punën e kryer prej saj si një gjykatë e pavarur.

“Që të gjithë ne në Dhomat e Specializuara të Kosovës jemi plotësisht të përkushtuar për të garantuar që procedurat e ardhshme të jenë të drejta, të paanshme dhe efikase, si dhe që ato të kryhen në një mjedis të sigurt,” u shpreh Kryetarja Trendafilova. “Dëshiroj të falënderoj Mbretërinë e Belgjikës, shtetet e tjera anëtare të BE-së si dhe shtetet e treta kontribuese për mbështetjen shumë të rëndësishme që i kanë dhënë këtij institucioni në realizimin e këtij mandati.”

Burimi: 
Dhomat e specializuara