11 qershor 2019 – Sot, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës hynë në mjediset e tyre të reja në adresën Raamweg 47, 2596 HN, në Hagë. Në sajë të një kontributi bujar të qeverisë norvegjeze, ndërtesa u rinovua dhe përshtat për t’iu përgjigjur nevojave të gjykatës. Në të përfshihet një sallë gjyqi me kapacitet për mbajtjen e punimeve në të tri gjuhët zyrtare të gjykatës si edhe një galeri për publikun, nga ku vizitorët mund të ndjekin seancat gjyqësore. Po kështu, në ndërtesë është ngritur edhe një qendër për median për të mundësuar raportimin e proceseve për publikun në Kosovë dhe më gjerë. Punimet rinovuese u kryen nëpërmjet Ministrisë së Strehimit të Holandës në bashkëpunim të ngushtë me Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Me rastin e kalimit të të gjitha veprimtarive në mjediset e reja, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Dr. Ekaterina Trendafilova, tha: “Dëshiroj t’u shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që me kontributin e tyre mundësuan zhvendosjen në mjediset e reja dhe më vjen mirë që janë krijuar kushtet për garantimin e proceseve të sigurta.”
Ju lutemi vini re se vizitat në grupe në Dhomave të Specializuara të Kosovës do të pezullohen deri në mes të korrikut. Informacion të mëtejshëm për vizitat në gjykatë mund të gjeni në https://www.scp-ks.org/sq/dhsk-outreach/vizita.