Në publikimet e mëposhtme jepet më shumë informacion për disa nga aspektet më të rëndësishme të punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të cilat informacion prezantues mbi drejtuesit dhe gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës, mbi strukturën dhe mandatin e këtij institucioni si edhe informacion më konkret për Rregulloren e Procedurës dhe të Provave që hyri në fuqi më 5 korrik të këtij viti. Në dy fletinformacione të tjera ofrohet informacion për mbrojtjen e të dyshuarve dhe të akuzuarve si edhe për pjesëmarrjen e viktimave para Dhomave të Specializuara të Kosovës.