Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) janë të përkushtuara për t’u ofruar njerëzve në Kosovë informacion të saktë dhe transparent për mandatin dhe veprimtaritë publike të DHSK-së nëpërmjet aktiviteteve ndërvepruese, ku pjesëmarrësit mund të bëjnë pyetje dhe të shprehin shqetësimet e tyre. 

 Nëpërmjet konsultimeve të shpeshta me organizatat joqeveritare dhe ato të shoqërisë civile, seancave informuese me gazetarë dhe juristë, ligjëratave me studentë dhe diskutimeve në tryeza të rrumbullakëta me komunitete të ndryshme, Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim përhap informacion në kohë për punën e gjykatës dhe nxit dialogun për të. Që nga viti 2018, ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim ka organizuar një sërë vizitash pothuajse mujore në Kosovë me qëllimin për të informuar audienca të ndryshme, dëgjuar mendimet e qytetarëve dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre.   

Në fillim të pandemisë KOVID-19, ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së i zhvilloi aktivitetet ndërvepruese të tij në internet, duke iu rikthyer veprimtarive të komunikimit dhe ndërgjegjësimit me prani fizike të pjesëmarrësve në Kosovë në gusht 2021.

Deri në janar 2024, DHSK-ja ka kryer 156 aktivitete të komunikimit dhe ndërgjegjësimit në mbarë Kosovën, në të cilat janë përfshirë drejtpërdrejt më shumë se 3.500 pjesëmarrës.  

Televizioni dhe mjetet e tjera të informimit publik janë kanale të rëndësishme për përhapjen përmes Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të informacionit për publikun e gjerë. Për këtë qëllim, DHSK-ja prodhon videoklipe informuese për gjykatën, të cilat transmetohen në televizionin e Kosovës në gjuhën shqipe dhe serbishte dhe mund të ndiqen në kanalin në YouTube të Dhomave të Specializuara.

Që nga viti 2018, DHSK-ja ka zhvilluar aktivitetet e saj të komunikimit dhe ndërgjegjësimit në Kosovë me mbështetjen bujare të Zvicrës

Në vitin 2023, në Kosovë janë mbajtur 23 takime në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim me gazetarë, studentë të drejtësisë, nxënës të shkollave të mesme, përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë nga komunitetet vendore.

DHSK-ja prodhoi dhe transmetoi një seri videoklipesh ku trajtohen pyetjet që bëhen më shpesh nga qytetarët në aktivitetet e komunikimit dhe ndërgjegjësimit.

 

Veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së – Vështrim i përgjithshëm   

Viti

Përmbledhje

Më shumë për disa nga veprimtaritë tona

2023

Në tre muajt e parë të vitit 2023, në Kosovë janë mbajtur 7 takime në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim me gazetarë, studentë të drejtësisë, nxënës të shkollave të mesme, përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë nga komunitetet vendore.

DHSK-ja prodhoi dhe transmetoi një seri videoklipesh ky trajtohen pyetjet që bëhen më shpesh nga qytetarët në aktivitetet e komunikimit dhe ndërgjegjësimit.

29 dhjetor - Kryetarja e DHSK-së organizon aktivitet të komunikimit dhe ndërgjegjësimit me gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë; mban ligjëratë/diskutim para studentëve të drejtësisë në Prishtinë.

24 mars 2023 – ligjëratë dhe diskutim me 40 studentë të drejtësisë që ndjekin universitete të ndryshme në Kosovë.

15 dhe 23 mars 2023 – tryeza të rrumbullakëta me gazetarë në Prishtinë për dhënien e informacioneve të përditësuara mbi proceset gjyqësore dhe informacionit praktik për gazetarët që ndjekin gjykimet.

Shkurt 2023 - ligjëratë me nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë dhe tryeza të rrumbullakëta me qytetarë nga komunitetet vendore jashtë Prishtinës dhe Pejës.

2022

Në vitin 2022, ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së zhvilloi 34 aktivitete në komunitete në mbarë Kosovën, ndër to ligjërata, takime dhe tryeza të rrumbullakëta me studentë, gazetarë, juristë, udhëheqës të komuniteteve dhe qytetarë.  

Nëntor 2022 – takime me studentë të drejtësisë, gazetarë, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë, të zhvilluara në Prishtinë, Shtërpce dhe Partesh.

Tetor 2022 – Kryetarja e DHSK-së dhe Administratorja mirëpritën përfaqësues të OJQ-ve nga Kosova dhe Serbia në Hagë, për të diskutuar perceptimet e publikut për gjykatën dhe idetë për përhapjen në sa më shumë njerëz të informacionit të saktë dhe të dobishëm për gjykatën.

21 shtator dhe 29 korrik 2022 – Kryetarja e DHS-së organizon aktivitete të komunikimit dhe ndërgjegjësimit në internet me shoqërinë civile dhe gazetarë.

21 shtator 2022 – Kryetarja e DHSK-së mban në Prishtinë një ligjëratë dhe diskutim me studentë të drejtësisë nga pjesë të ndryshme të Kosovës.

Shtator 2022 – mbahen takime me nxënës të shkollave të mesme në Prizren dhe me komunitetet vendore në Janjevë dhe Uglarë.

14-16 qershor 2022 – organizohen tryeza të rrumbullakëta me komunitetet vendore në Pasjan dhe Ranillug; ligjërata me studentë të drejtësisë në Gjilan dhe Prizren; dhe një takim me juristë që punojnë në Mitrovicë.

7-10 prill 2022 – zhvillohen aktivitete të komunikimit dhe ndërgjegjësimit me nxënës të shkollave të mesme nga Obiliqi dhe Novobërda dhe me komunitetet vendore në Kamenicë dhe Graçanicë. 

7-10 mars 2022 – mbahen ligjërata me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë universitarë në Mitrovicën e Veriut, Prishtinë dhe Pejë, si dhe me komunitetet vendore në  Shillovë dhe Bostani.

2021

Gjatë vitit 2021, DHSK-ja zhvilloi 26 aktivitete të komunikimit dhe ndërgjegjësimit me audiencat në Kosovë, si përmes internetit ashtu edhe me prani fizike të pjesëmarrësve.

Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim vijoi të prodhojë dhe transmetojë videoklipe informuese për gjykatën në televizionin e Kosovës në gjuhën shqipe dhe serbishte.

 

Sht.2021 – Kryetarja e DHSK-së dhe Administratorja mbajtën një veprimtari konumikimi dhe ndërgjegjësimi me shoqërinë civile në Mitrovicë

Sht.2021 – Kryetarja e DHSK-së dhe Administratorja u takuan me shoqërinë civile dhe gazetarët në Prishtinë

Qershor 2021 – Prokurori i Specializuar dhe Administratorja e DHSK-së diskutojnë planet e ardhshme të Programit për komunikim dhe ndërgjegjësim me Rrjetin për Informim të Gjykatës

Maj 2021 – Kryetarja dhe Administratorja e DHSK-së takohen me një grup avokatësh, studentësh dhe përfaqësues të OJQ-ve nga Prishtina dhe Mitrovica

Mars 2021 – Tryezë e rrumbullakët me juristë nga Prishtina dhe Prizreni, për t’i përditësuar mbi procedurat publike të DHSK-së

Shkurt 2021 – Ligjëratë në internet me studentët e drejtësisë nga Universiteti i Prishtinës

2020

Ekipi i komunikimit dhe ndërgjegjësimit zhvilloi 23 veprimtari duke mbledhur 480 pjesëmarrës nga e gjithë Kosova, përfshirë shumë gazetarë, studentë dhe përfaqësues të OSHC-ve. Veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit u zhvendosën në internet në prill 2020, për shkak të KOVID-19.

Krahas këtyre, DHSK-ja ka transmetuar videoklipe informuese në lidhje me Gjykatën 300 herë në televizionin e Kosovës, në shqip dhe serbisht.

Dhjetor 2020 – Tryezë e rrumbullakët me OJQ-të e të drejtave të njeriut nga Beogradi

Nëntor 2020 – Tryezë e rrumbullakët me gazetarët për të dhënë informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit gjyqësore të DHSK-së.

Tetor 2020 – Seri ligjëratash në internet me nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universiteteve të Prishtinës dhe Mitrovicës

Tetor 2020 – Kryetarja dhe Administratorja e DHSK-së marrin pjesë në një takim këshillimor me OJQ-të nga Kosova dhe Serbia

Qershor 2020 – Ligjëratë me nxënësit e shkollës së mesme nga Pozharani

Shkurt 2020 – Ligjëratë në AUK- Universiteti Amerikan i Prishtinës                          

2019

780 persona morën pjesë në 30 veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi të organizuara nga DHSK-ja në të gjitha rajonet e Kosovës, si dhe në Beograd.

Shtator 2019 – Përfaqësuesit e DHSK-së diskutojnë mandatin dhe veprimtaritë e Gjykatës në Prishtinë, Kaçanik dhe në rajonin e Gjilanit.

Korrik 2019 – Seminari i dytë i  OJQ-ve mbi programin e komunikimit dhe ndërgjegjësimit në Hagë.

Shkurt 2019 – Vizitë e DHSK-së në kuadër të programit të komunikimit dhe ndërgjegjësimit në Prishtinë, Mitrovicë dhe Grabovc.

Janar 2019 – DHSK-ja takohet me anëtarë të Odës së Avokatëve të Serbisë.

2018

Ky vit shënoi fillimin e programit të komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së me krijimin e Rrjetit të Informimit të Gjykatës. DHSK-ja zhvilloi 28 veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi, duke u lidhur drejtpërdrejt me 500 pjesëmarrës nga Kosova dhe Serbia.   

Nëntor 2018 – Seminar për gazetarët kosovarë në Nuremberg, Gjermani.

Qershor 2018 – DHSK-ja themelon Rrjetin e Informimit të Gjykatës me 15 OJQ nga Kosova dhe Serbia.

Mars 2018 – Diskutim në panel në Prishtinë nga Zëvendësadministratori dhe një ndihmësjuriste e Dhomave.

Mars 2018 Prezantimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në takimin me Rrjetin e Grave të Kosovës.

2016-2017

Pak kohë pasi Gjykata filloi të funksionojë në vitin 2016, zyrtarët e saj të lartë dhe ekipi i sapoformuar i komunikimit dhe ndërgjegjësimit u lidhën me shumë organizata joqeveritare dhe të shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të ndërtonin një rrjet të fortë partnerësh dhe të hartonin programin e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së.  

Nëntor 2017 – Kryetarja dhe Administratorja zhvillojnë një veprimtari informuese me shoqërinë civile në Prishtinë.

Maj 2017 – Drejtuesit e DHSK/ZPSK në Qendrën Grotius për Studime Juridike Ndërkombëtare të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Leidenit në Hagë.

Prill 2017 – Administratorja Donlon merr pjesë në Forumin për Transparencë në Drejtësi në Prishtinë.

Korrik/Tetor 2016 – Vizitë në Kosovë e Administratores Donlon dhe shefes së Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun.

Prill 2016 – Takimet e para këshillimore me shoqërinë civile në Kosovë të shefes së Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun.