Dr Fidelma Donlon u emёrua Administratore e Dhomave tё Specializuara tё Kosovёs nё prill 2016, emёrim ky qё shёnoi fillimin e punёs sё kёtij institucioni. Administratori drejton Zyrën Administrative, organi pёrgjegjёs për administrimin dhe shёrbimet për Dhomat e Specializuara si dhe për kryerjen e tё gjitha funksioneve të tjera tё nevojshme dhe të bashkëngjitura, ndër të cilat shёrbimet mbёshtetёse gjyqësore dhe bashkёpunimi me shtetet dhe subjektet e tjera nё kёto fusha.

Lidhur me emёrimin e saj, dr. Donlon deklaroi: “Kam nderin dhe privilegjin tё shёrbej si Administratore e Dhomave tё Specializuara tё Kosovёs. Njё Zyrë Administrative funksionale ёshtё njё ndёr elementёt kyҫ tё njё gjykate efikase. Jam e përkushtuar pёr realizimin e mandatit tё Dhomave dhe mundёsimin e gjykimeve tё sigurta, tё paanshme dhe tё drejta para Dhomave tё Specializuara.”

Para emërimit të lartpërmendur, dr. Donlon drejtoi Ekipin Gjyqёsor Planifikues tё Dhomave tё Specializuara dhe Zyrës Administrative, njё ekip i vogёl profesionistёsh qё kreu punёn pёrgatitore pёr ngritjen e Dhomave tё Specializuara. Ajo ёshtё juriste e sprovuar dhe ka punuar si zёvendёssekretare nё gjykata penale tё ndryshme anembanё botёs. Më shumë informacion për dr. Donlon mund të gjendet në biografinë e saj.

Burimi: 
Dhomat e specializuara