Gjykatësi Pjotër Hofmanski (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: POLONI

DATA E EMËRIMIT: 3 Dhjetor 2024

BiograFIA:

Pas diplomimit nga Universiteti Nicolaus Copernicus në Torun në vitin 1978, gjykatës Hofmanski filloi karrierën akademike si asistent në katedrën e të drejtës së procedurës penale në këtë Universitet. Me përfundimin e studimeve të doktoratës në Torun (1981), filloi punën si profesor i jashtëm në katedrën e të drejtës së procedurës penale në Universitetin e Silezisë në Katovicë. Gjykatës Hofmanski kreu shkallën e dytë (habilitimin) në vitin 1989 dhe u emërua profesor në katedrën e së drejtës penale në Universitetin e Bialistokut. Midis 2000 dhe 2015, punoi si profesor në Universitetin Jagiellonski në Krakov, ku drejtoi katedrën e të drejtës së procedurës penale. Karrierën e gjykatësit e filloi në vitin 1994 në Gjykatën e Apelit në Bialistok dhe më pas, në vitin 1996, u emërua gjykatës në Dhomën Penale të Gjykatës së Lartë të Polonisë. Gjykatës Hofmanski mori pjesë në një numër projektesh të Këshillit të Evropës.

Nga marsi 2015 deri në mars 2024, gjykatës Hofmanski punoi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ku ishte kryegjykatës i Dhomës së Apelit  dhe më pas Kryetar i Gjykatës Penale Ndërkombëtare  nga viti 2021 deri në vitin 2024. Gjykatës Hofmanski është aktualisht drejtor i Qendrës së Drejtësisë Penale Ndërkombëtare të themeluar rishtazi në Universitetin Jagiellonski në Krakov.

Gjykatës Hofmanski është autor i mbi 300 librave, shpjeguesve, artikujve për të drejtën kushtetuese, të drejtën penale, procedurën penale, bashkëpunimin ndërkombëtar në çështje penale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.