shtetËSIA: ITALI
DATA E EMËRIMIT: 22 shtator 2020
Biografia:
Nga 2018 deri 2021, gjykatësja Romina Inkuti ka shërbyer si gjykatëse në Gjykatën e Përgjimit të Romës. Më herët, ajo ka shërbyer si këshilltare juridike në ambasadën italiane në Uashington DC (2016-2018), si këshilltare juridike në Zyrën e Agjentit të Qeverisë Italiane para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si këshilltare juridike në Shërbimin e Çështjeve Juridike, Kontesteve Diplomatike dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare (2012-2016), dhe si këshilltare e gjykatësve në Drejtorinë e Përgjithshme të Drejtësisë Penale në Ministrinë e Drejtësisë të Italisë (2010-2012). Para kësaj, gjykatëse Inkuti ka shërbyer si gjykatëse në Gjykatën Penale në Romë (1996-1997 dhe 2000-2010) dhe si Prokurore Publike në Sicili (1997-2000). Gjithashtu, ajo ka shërbyer në poste të shumta, ndër të tjera si koordinatore kombëtare e Eurojust-it dhe koordinatore kombëtare e Rrjetit Gjyqësor Evropian (2010-2012); eksperte kombëtare në projektin pilot për rishikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (KKBKON), si edhe poste të tjera. Ajo është instruktore dhe lektore universitare e së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ka botuar në lidhje me temat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të terrorizmit.
Gjykatëse Inkuti është diplomuar në drejtësi dhe mban titullin e magjistrit të drejtësisë si dhe të magjistrit në studime të avancuara në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe konfliktit të armatosur.
ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK:
Anëtare e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nga data 22 shtator 2020 (gjykatëse rezervë).
Anëtare e paneleve të ndryshme të Gjykatës Kushtetuese të ngarkuar, ndër të tjera, me referimet e Thaçit, Veselit, Krasniqit, referimet nga Shala (i pari; i dyti; i treti), Nasim Haradinajt, Januzi dhe të tjerët dhe Mustafës (i pari; i dyti).