Më 26 maj 2020, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) nxori vendimin sipas të cilit 30 ndryshimet në Rregulloren e Procedurës dhe të Provave (Rregullorja), që gjykatësit i miratuan gjatë Plenares së tyre të pestë më 29 dhe 30 prill 2020, janë të gjithë në përputhshmëri me Kapitullin II të Kushtetutës.

Në pajtim me rregullën 7(7) të Rregullores, ndryshimet e miratuara hyjnë në fuqi sot, shtatë ditë pasi Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese mori vendim që ndryshimet janë në përputhje me Kushtetutën. Rregullat e ndryshuara qartësojnë disa dispozita dhe në përgjithësi synojnë procese gjyqësore më efikase dhe efektive.

Rregullat e ndryshuara mund t’i gjeni në faqen e Internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

 

Burimi: 
Dhomat e specializuara