Në kuadër të programit të tyre për komunikim dhe ndërgjegjësim, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) po punojnë për rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve të Kosovës për punën e tyre dhe për ta informuar popullatën se si mund të marrin pjesë viktimat në procedura. Gjatë javës nga 3 deri më 7 shtator, në bashkëpunim me disa organizata të Kosovës, DHSK-ja organizoi një sërë veprimtarish të ndryshme anembanë Kosovës. Ndër këto veprimtari ishte tryeza e rrumbullakët që u mbajt në bashkëpunim me Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Gjatë saj, të rinjtë nga e gjithë Kosova patën rastin të dëgjojnë për punën e DHSK-së dhe të parashtrojnë pyetje.
Përfaqësues të Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave të DHSK-së gjithashtu mbajtën disa takime të tjera ku shpjeguan se kush mund t’i përmbushë kushtet për të qenë viktimë dhe si, ku dhe kur mund të aplikojnë dhe si mund të marrin pjesë në procedura. Reagimet nga takimet tregojnë se njerëzit ende kanë shumë pyetje në lidhje me punën e DHSK-së dhe i vlerësojnë lart takimet e drejtpërdrejta me përfaqësues të DHSK-së për të folur rreth shqetësimeve të tyre konkrete dhe për të kuptuar më mirë se çfarë bën DHSK-ja. Rrjedhimisht, DHSK-ja do të planifikojë një varg tryezash të rrumbullakëta dhe takimesh të tjera komunikimi dhe ndërgjegjësimi në Kosovë.