Gjatë periudhës së aktakuzës, pretendohet se Hashim Thaçi ishte shef i Drejtorisë Politike dhe asaj të Informimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në fund të marsit 1999, pretendohet se Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (QPK) dhe Kryekomandant i UÇK-së.

  

Gjatë periudhës së aktakuzës, pretendohet se Kadri Veseli ishte anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe shef i shërbimit të zbulimit të UÇK-së. Në fund të marsit 1999, pas krijimit të QPK-së, pretendohet se ai u bë shef i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Ministër i Shërbimit Informativ në QPK.

 

Gjatë periudhës së aktakuzës, pretendohet se Rexhep Selimi ishte shef i Drejtorisë Operative të UÇK-së. Sipas aktakuzës, më së paku në gusht 1998, ai ishte Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së dhe në fund të marsit 1999, me krijimin e QPK-së, ai u bë ministër i Rendit Publik/ministër i Punëve të Brendshme.

 

 

Gjatë periudhës së aktakuzës, pretendohet se Jakup Krasniqi ishte anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe zëdhënës zyrtar i UÇK-së. Më vonë në 1998, pretendohet se ai u emërua zyrtarisht zëvendëskomandant i UÇK-së. Me krijimin e QPK-së, Krasniqi u bë zëdhënësi i saj.

HISTORIKU I AKTAKUZËS

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022). ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet. Pas hedhjes poshtë të apeleve të Thaçit dhe Veselit kundër këtij vendimi prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 22 mars 2022, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të aktakuzës së ndryshuar më 29 prill 2022. Më 22 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi, pjesërisht, kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit dhe gjithashtu urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të parashtrojë aktakuzën e ndryshuar më tej, me informacion shtesë lidhur me akuzat aktuale. Informacioni shtesë ka të bëjë me emrat e autorëve të drejtpërdrejt të krimeve, viktimave dhe vendodhjeve përkatëse në paragrafet konkrete në aktakuzën aktuale.

Më 29 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për tërheqjen nga aktakuza të pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt dhe urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila u dorëzua më 30 shtator 2022. Një version më pak i redaktuar i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Aktualisht, kjo është aktakuza në fuqi për këtë çështje.


PËRMBLEDHJE E AKUZAVE

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Akuzat janë si vijon:

Gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit

  • Përndjekje (Pika 1)
  • Burgosje (Pika 2)
  • Akte të tjera çnjerëzore (Pika 4)
  • Torturë (Pika 6)
  • Vrasje e paligjshme (Pika 8)
  • Zhdukje me forcë e personave (Pika 10)

Katër akuza për krime lufte

  • Arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar (Pika 3)
  • Trajtim mizor (Pika 5)
  • Torturë (Pika 7)
  • Vrasje e paligjshme (Pika 9)

 

LIDHJA ME AKTAKUZËN NË FUQI

 


Zhvillime procedurale

  • Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar, Thaçi, Veseli, Selimi and Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor 2020.

  • Seancat e paraqitjes së parë të Thaçit dhe Krasniqit u mbajtën më 9 nëntor 2020 para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Gjatë këtyre seancave, ata u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me gjitha pikat e aktakuzës.

  • Seancat e paraqitjes së parë të Veselit dhe Selimit u mbajtën përkatësisht më 10 dhe 11 nëntor. Të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat.

  • Më 21 prill 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesat e nëntë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I. Më 10 dhjetor 2021, më 25 maj 2022 dhe më 14 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesat e 11, 12 dhe 21 parashtruesve respektivisht si pjesë e të njëjtit grup. Më 20 shkurt 2023, Trupi Gjykues miratoi kërkesat e 84 parashtruesve si pjesë e të njëjtit grup. Vendimi më i fundit i Trupit Gjykues për pjesëmarrjen e viktimave u mor më 10 mars 2023, kur u pranuan 3 parashtrues të tjerë kërkesash.  Kjo e çon numrin total të viktimave pjesëmarrëse në 140 në këtë çështje. Më 21 korrik 2023, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar bashkëshortin e mbijetuar të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të vazhdojë të marrë pjesë në proces gjyqësor në emër të saj. Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse mbetet 140. Trupi Gjykues, në vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave, më 7 shtator 2023, pranoi një tjetër viktimë pjesëmarrëse (kërkesë e ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët). Më 4 tetor 2023, pas vdekjes së njërës prej viktimave të pranuara, Trupi Gjykues lejoi tre të afërm të vazhdojnë të marrin pjesë në proces gjyqësor në emër të tij/saj. Në vendimin e tij, të bërë publik më 29 prill 2024, Trupi Gjykues pranoi nëntë parashtrues të kërkesave. Më 10 korrik 2024, u pranuan dy parashtrues të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave pjesëmarrëse në 154. Më 27 gusht 2024, Trupi Gjykues u njoftua nga Mbrojtësi i Viktimave se një prej viktimave, i cili u pranua më 21 prill 2021, ndërroi jetë, çka ka shkaktuar uljen e numrit të përgjithshëm të viktimave në 153.

  • Më 17 dhjetor 2021, ZPS-ja e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dhe ex parte dosjen e saj paraprake. Versioni i korrigjuar i dosjes paraprake të ZPS-së u dorëzua më 24 shkurt 2022 (gjithashtu si konfidencial). Më 9 qershor 2023, ZPS-ja dorëzoi një version konfidencial më pak të redaktuar të dosjes paraprake. Hashim Thaçi dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të tij më 8 nëntor 2022, Kadri Veseli më 13 mars 2023, Selimi e Krasniqi më 8 maj 2023 dhe ZPS-ja më 3 prill 2023.

  • Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar, të dorëzuar më 29 prill 2022.

  • Më 30 nëntor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes do të jetë gati për t’ia kaluar Trupit Gjykues më 15 dhjetor 2022. Më 15 dhjetor 2022, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II.

  • Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.

  • Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

Të dhëna/statistika aktuale për fazën e procedurës paraprake*
Përbërja e Trupit Gjykues Gjykatësit Çarls Smith III (kryesues), Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (gjykatës rezervë)
Zyra e Prokurorit të Specializuar Alan Tiger, Kler Loson, Nejton Kvik
Mbrojtja Thaçi: Luka Mishetiq (Mbrojtës), Dastid Pallaska, Pier Rishar Prosper, Sofi Menegon dhe Nina Tavakoli (Bashkëmbrojtës) 
Veseli: Rodni Dikson (Mbrojtës), Ani Orajli dhe Kerri An Rouan (Bashkëmbrojtës)
Selimi: Xhefri Robërts (Mbrojtës), Erik Tulli, Rudina Jasini dhe Çad Meir (Bashkëmbrojtës)
Krasniqi: Venkateswari Alagendra (Mbrojtëse), Eidën Elis, Viktor Bëjeshu dhe Shiamala Alagendra Khan (Bashkëmbrojtës)
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave Sajmon Loz (Mbrojtës), Maria Raxhiovska (Bashkëmbrojtëse)
Numri i viktimave pjesëmarrëse 153
Faza e gjykimit  Paraqitja e provave nga ZPS-ja
Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit 174
Numri i dëshmitarëve gjatë gjykimit 106 (ZPS)
Kohëzgjatja e procedurës paraprake 28 muaj 30 ditë

*Nga 21/11/2024


LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. 

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Hashim Thaçi dhe të tjerët
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
09/11/2020 Paraqitje e parë
(Krasniqi)
Video Transkripti
09/11/2020 Paraqitje e parë
(Thaçi)
Video Transkripti
10/11/2020 Paraqitje e parë (Veseli) Video Transkripti
11/11/2020 Paraqitje e parë (Selimi) Video Transkripti
18/11/2020 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
17/12/2020 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
16/02/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
24/03/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
19/05/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
21/07/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
14/09/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
29/10/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
15/12/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
04/02/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
22/02/2022 Seancë Video  Transkripti
24/03/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
10/05/2022 Paraqitje e mëtejshme (Thaçi) Video Transkripti
10/05/2022 Paraqitje e mëtejshme (Veseli) Video Transkripti
10/05/2022 Paraqitje e mëtejshme (Krasniqi) Video Transkripti
10/05/2022 Paraqitje e mëtejshme (Selimi) Video Transkripti
20/05/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
13/07/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
08/09/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
04/11/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
16/12/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
18/01/2023 Konferencë përgatitore për gjykimin Video Transkripti
15/02/2023 Konferencë përgatitore e Prokurorit të Specializuar Video Transkripti
20/03/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
03/04/2023 Deklaratat hyrëse (ZPS dhe përfaqësuesja e viktimave) Video Transkripti
04/04/2023 Deklaratat hyrëse (Mbrojtja e Thaçit, e Veselit dhe e Selimit) Video Transkripti
05/04/2023 Deklaratat hyrëse (Mbrojtja e Krasniqit Video Transkripti
11/04/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04474 Video Transkripti
12/04/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04474 Video Transkripti
13/04/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04474 Video Transkripti
17/04/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04474 dhe W02652 Video Transkripti
18/04/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W02652 Video Transkripti
19/04/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W02652 Video Transkripti
20/04/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04421 Video Transkripti
10/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04748 Video Transkripti
11/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04748 Video Transkripti
12/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04748 Video Transkripti
15/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04748 Video Transkripti
16/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04748 Video Transkripti
17/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04748 dhe W03165 Video Transkripti
18/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03165 Video Transkripti
22/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W3165 dhe W04355 Video Transkripti
23/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W4355 dhe W01236 Video Transkripti
12/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04323 Video Transkripti
13/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04323 Video Transkripti
14/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W4323 dhe W01602 Video Transkripti
15/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01602 Video Transkripti
19/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W01602 dhe W03811 Video Transkripti
20/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03811/Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
10/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04337 Video Transkripti
11/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04337 dhe Rrustem Mustafa Video Transkript
12/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Mustafa Video Transkript
13/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Mustafa Video Transkript
14/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Mustafa Video Transkripti
17/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Mustafa Video Transkripti
18/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Rrustem Mustafa dhe Francis Ledwidge Video Transkripti
19/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Francis Ledwidge dhe W04586 Video Transkripti
20/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04586 Video Transkripti
14/08/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03879 Video Transkripti
15/08/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03879 Video Transkripti
16/08/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03879 Video Transkripti
17/08/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Dragica Bozhaniq Video Transkripti
28/08/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03832 Video Transkripti
29/08/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W03832 dhe W04566 Video Transkripti
30/08/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04566 Video Transkripti
04/09/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04368 dhe Agim Idrizi Video Transkripti
05/09/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Agim Idrizi dhe Frederick Abrahams Video Transkripti
06/09/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Frederick Abrahams Video Transkripti
07/09/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Frederick Abrahams Video Transkripti
11/09/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Frederick Abrahams dhe W03827 Video Transkripti
12/09/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04255 Video Transkripti
13/09/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04255, W03827 dhe Douglas Young Video Transkripti
14/09/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Douglas Young Video Transkripti
25/09/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04644 Video Tranksripti
26/09/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04644 dhe W04781 Video Transkripti
27/09/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04781 Video Transkripti
09/10/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Nebojsha Radosheviq
 
Video Transkripti
10/10/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Nebojsha Radosheviq dhe W04577 Video Transkripti
11/10/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04577 dhe W04769 Video Transkripti
12/10/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04769 Video Transkripti
16/10/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04769 Video Transkripti
17/10/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04769 Video Transkripti
18/10/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04577 Video Transkripti
30/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04753 Video Transkripti
02/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Predrag Dediq Video Transkripti
06/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Gjergj Dedaj Video Transkripti
07/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Gjergj Dedaj Video Transkripti
08/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Gjergj Dedaj Video Transkripti
09/11/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Dragan Ivanisheviq dhe W04444 Video Transkripti
13/11/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04444 dhe Sadik Halitjaha Video Transkripti
14/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Shefqet Kabashi Video Transkripti
15/11/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Shefqet Kabashi dhe Sadik Halitjaha Video Transkripti
16/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Sadik Halitjaha Video Transkripti
04/12/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Sadik Halitjaha Video Transkripti
05/12/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Sadik Halitjaha dhe Sandra Mitchell Video Transkripti
06/12/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Sandra Mitchell Video Transkripti
07/12/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Sandra Mitchell Video Transkripti
11/12/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Sandra Mitchell dhe Dejan Jeftiq Video Transkripti
12/12/2023 Gjykimi Video Transkripti
15/01/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01493 Video Transkripti
16/01/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01493 Video Transkripti
17/01/2024 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W01493 dhe W04489 Video Transkripti
18/01/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04489 Video Transkripti
23/01/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04489 Video Transkripti
24/01/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04489 Video Transkripti
25/01/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04489 dhe Dejan Jeftiq Video Transkripti
29/01/2024 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W02082 dhe W04870 Video Transkripti
30/01/2024 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04870 dhe W04325 Video Transkripti
31/01/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04325 Video Transkripti
01/02/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04325 dhe Hajrush Kurtaj Video Transkripti
20/02/2024 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W00498 dhe Hajrush Kurtaj Video Transkripti
21/02/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Hajrush Kurtaj Video Transkripti
22/02/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Hajrush Kurtaj Video Transkripti
26/02/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W02749 Video Transkripti
28/02/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01140 Video Transkripti
18/03/2024 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W004811 dhe Claude Cahn Video Transkripti
19/03/2024 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W004446 dhe W04571 Video Transkripti
20/03/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04571 Video Transkripti
25/03/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Shaun Byrnes Video Transkripti
26/03/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Shaun Byrnes Video Transkripti
27/03/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Shaun Byrnes Video Transkripti
28/03/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Shaun Byrnes Video Transkripti
02/04/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04739 Video Transkripti
03/04/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Shaun Byrnes dhe W04739 Video Transkripti
04/04/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04739 Video Transkripti
22/04/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Ramiz Qeriqi Video Transkripti
23/04/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Ramiz Qeriqi Video Transkripti
24/04/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Ramiz Qeriqi dhe W04850 Video Transkripti
25/04/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W02951 Video Transkripti
29/04/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W03877 dhe Nuredin Abazi Video Transkripti
30/04/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Nuredin Abazi dhe W04371 Video Transkripti
01/05/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04371 Video Transkripti
06/05/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01978 Video Transkripti
07/05/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03878 Video Transkripti
21/05/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Dietrich Jensch dhe Johan Rudolph Fritsch Video Transkripti
22/05/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Johan Rudolph Fritsch dhe W04710 Video Transkripti
23/05/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04710 dhe W04230 Video Transkripti
24/05/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04230 Video Transkripti
27/05/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04305 Video Transkripti
28/05/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Jan Kickert Video Transkripti
29/05/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Jan Kickert Video Transkripti
30/05/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01336 Video Transkripti
03/06/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03170 Video Transkripti
04/06/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W03170 dhe Nuhi Bytyci Video Transkripti
05/06/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Nuhi Bytyci Video Transkripti
06/06/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Nuhi Bytyci dhe Zoran Stankoviq Video Transkripti
24/06/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Kurtesh Fondaj Video Transkripti
25/06/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Kurtesh Fondaj Video Transkripti
26/06/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Kurtesh Fondaj dhe W04846 Video Transkripti
01/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi Video Transkripti
02/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi Video Transkripti
03/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi Video Transkripti
04/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Bislim Zyrapi dhe W04445 Video Transkripti
08/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi Video Transkripti
09/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi Video Transkripti
10/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi Video Transkripti
11/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Bislim Zyrapi dhe W04501 Video Transkripti
15/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi Video Transkripti
16/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi Video Transkripti
17/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi Video Transkripti
18/07/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi Video Transkripti
19/08/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Steven Russell Video Transkripti
20/08/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Steven Russell dhe W03871 Video Transkripti
21/08/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03871 Video Transkripti
26/08/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Skender Zhitia Video Transkripti
27/08/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04764 Video Transkripti
28/08/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04764 dhe W03780 Video Transkripti
29/08/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03780 Video Transkripti
02/09/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Imer Imeri Video Transkripti
03/09/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Tetaj Video Transkripti
04/09/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Tetaj Video Transkripti
16/09/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04737 Video Transkripti
17/09/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04737 Video Transkripti
18/09/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04737 dhe W01129 Video Transkripti
19/09/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Halim Berisha dhe W04366 Video Transkripti
23/09/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Demush Krasniqi Video Transkripti
25/09/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04422 Video Transkripti
26/09/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04669 Video Transkripti
30/09/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Ahmet Rrahmanaj Video Transkripti
01/10/2024 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
02/10/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Stamena Jeliq Video Transkripti
03/10/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01158 Video Transkripti
21/10/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fadil Geci Video Transkripti
22/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fadil Geci Video Transkripti

 

Informacion për lëndën

I akuzuar: 
Hashim Thaçi dhe të tjerët
Numri i çështjes: 
KSC-BC-2020-06
Faza e çështjes: 

Dokumente në lidhje me çështjen (procedura paraprake)