Gjatë periudhës së aktakuzës, pretendohet se Hashim Thaçi ishte shef i Drejtorisë Politike dhe asaj të Informimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në fund të marsit 1999, pretendohet se Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (QPK) dhe Kryekomandant i UÇK-së. |
|
Gjatë periudhës së aktakuzës, pretendohet se Kadri Veseli ishte anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe shef i shërbimit të zbulimit të UÇK-së. Në fund të marsit 1999, pas krijimit të QPK-së, pretendohet se ai u bë shef i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Ministër i Shërbimit Informativ në QPK. |
|
Gjatë periudhës së aktakuzës, pretendohet se Rexhep Selimi ishte shef i Drejtorisë Operative të UÇK-së. Sipas aktakuzës, më së paku në gusht 1998, ai ishte Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së dhe në fund të marsit 1999, me krijimin e QPK-së, ai u bë ministër i Rendit Publik/ministër i Punëve të Brendshme. |
|
Gjatë periudhës së aktakuzës, pretendohet se Jakup Krasniqi ishte anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe zëdhënës zyrtar i UÇK-së. Më vonë në 1998, pretendohet se ai u emërua zyrtarisht zëvendëskomandant i UÇK-së. Me krijimin e QPK-së, Krasniqi u bë zëdhënësi i saj. |
HISTORIKU I AKTAKUZËS
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022). ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet. Pas hedhjes poshtë të apeleve të Thaçit dhe Veselit kundër këtij vendimi prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 22 mars 2022, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të aktakuzës së ndryshuar më 29 prill 2022. Më 22 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi, pjesërisht, kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit dhe gjithashtu urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të parashtrojë aktakuzën e ndryshuar më tej, me informacion shtesë lidhur me akuzat aktuale. Informacioni shtesë ka të bëjë me emrat e autorëve të drejtpërdrejt të krimeve, viktimave dhe vendodhjeve përkatëse në paragrafet konkrete në aktakuzën aktuale.
Më 29 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për tërheqjen nga aktakuza të pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt dhe urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila u dorëzua më 30 shtator 2022. Një version më pak i redaktuar i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Aktualisht, kjo është aktakuza në fuqi për këtë çështje.
PËRMBLEDHJE E AKUZAVE
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.
Akuzat janë si vijon:
Gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit
- Përndjekje (Pika 1)
- Burgosje (Pika 2)
- Akte të tjera çnjerëzore (Pika 4)
- Torturë (Pika 6)
- Vrasje e paligjshme (Pika 8)
- Zhdukje me forcë e personave (Pika 10)
Katër akuza për krime lufte
- Arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar (Pika 3)
- Trajtim mizor (Pika 5)
- Torturë (Pika 7)
- Vrasje e paligjshme (Pika 9)
LIDHJA ME AKTAKUZËN NË FUQI
Zhvillime procedurale
-
Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar, Thaçi, Veseli, Selimi and Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor 2020.
-
Seancat e paraqitjes së parë të Thaçit dhe Krasniqit u mbajtën më 9 nëntor 2020 para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Gjatë këtyre seancave, ata u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me gjitha pikat e aktakuzës.
-
Seancat e paraqitjes së parë të Veselit dhe Selimit u mbajtën përkatësisht më 10 dhe 11 nëntor. Të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat.
-
Më 21 prill 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesat e nëntë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I. Më 10 dhjetor 2021, më 25 maj 2022 dhe më 14 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesat e 11, 12 dhe 21 parashtruesve respektivisht si pjesë e të njëjtit grup. Më 20 shkurt 2023, Trupi Gjykues miratoi kërkesat e 84 parashtruesve si pjesë e të njëjtit grup. Vendimi më i fundit i Trupit Gjykues për pjesëmarrjen e viktimave u mor më 10 mars 2023, kur u pranuan 3 parashtrues të tjerë kërkesash. Kjo e çon numrin total të viktimave pjesëmarrëse në 140 në këtë çështje. Më 21 korrik 2023, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar bashkëshortin e mbijetuar të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të vazhdojë të marrë pjesë në proces gjyqësor në emër të saj. Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse mbetet 140. Trupi Gjykues, në vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave, më 7 shtator 2023, pranoi një tjetër viktimë pjesëmarrëse (kërkesë e ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët). Më 4 tetor 2023, pas vdekjes së njërës prej viktimave të pranuara, Trupi Gjykues lejoi tre të afërm të vazhdojnë të marrin pjesë në proces gjyqësor në emër të tij/saj. Në vendimin e tij, të bërë publik më 29 prill 2024, Trupi Gjykues pranoi nëntë parashtrues të kërkesave. Më 10 korrik 2024, u pranuan dy parashtrues të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave pjesëmarrëse në 154. Më 27 gusht 2024, Trupi Gjykues u njoftua nga Mbrojtësi i Viktimave se një prej viktimave, i cili u pranua më 21 prill 2021, ndërroi jetë, çka ka shkaktuar uljen e numrit të përgjithshëm të viktimave në 153.
-
Më 17 dhjetor 2021, ZPS-ja e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dhe ex parte dosjen e saj paraprake. Versioni i korrigjuar i dosjes paraprake të ZPS-së u dorëzua më 24 shkurt 2022 (gjithashtu si konfidencial). Më 9 qershor 2023, ZPS-ja dorëzoi një version konfidencial më pak të redaktuar të dosjes paraprake. Hashim Thaçi dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të tij më 8 nëntor 2022, Kadri Veseli më 13 mars 2023, Selimi e Krasniqi më 8 maj 2023 dhe ZPS-ja më 3 prill 2023.
-
Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar, të dorëzuar më 29 prill 2022.
-
Më 30 nëntor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes do të jetë gati për t’ia kaluar Trupit Gjykues më 15 dhjetor 2022. Më 15 dhjetor 2022, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II.
-
Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.
-
Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.
Përbërja e Trupit Gjykues | Gjykatësit Çarls Smith III (kryesues), Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (gjykatës rezervë) |
Zyra e Prokurorit të Specializuar | Alan Tiger, Kler Loson, Nejton Kvik |
Mbrojtja | Thaçi: Luka Mishetiq (Mbrojtës), Dastid Pallaska, Pier Rishar Prosper, Sofi Menegon dhe Nina Tavakoli (Bashkëmbrojtës) |
Veseli: Rodni Dikson (Mbrojtës), Ani Orajli dhe Kerri An Rouan (Bashkëmbrojtës) | |
Selimi: Xhefri Robërts (Mbrojtës), Erik Tulli, Rudina Jasini dhe Çad Meir (Bashkëmbrojtës) | |
Krasniqi: Venkateswari Alagendra (Mbrojtëse), Eidën Elis, Viktor Bëjeshu dhe Shiamala Alagendra Khan (Bashkëmbrojtës) | |
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave | Sajmon Loz (Mbrojtës), Maria Raxhiovska (Bashkëmbrojtëse) |
Numri i viktimave pjesëmarrëse | 153 |
Faza e gjykimit | Paraqitja e provave nga ZPS-ja |
Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit | 174 |
Numri i dëshmitarëve gjatë gjykimit | 106 (ZPS) |
Kohëzgjatja e procedurës paraprake | 28 muaj 30 ditë |
*Nga 21/11/2024
LISTA E TË GJITHA SEANCAVE
Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme.
Data | Lloji i seancës | Video regjistrimi | Transkripti |
---|---|---|---|
09/11/2020 | Paraqitje e parë (Krasniqi) |
Video | Transkripti |
09/11/2020 | Paraqitje e parë (Thaçi) |
Video | Transkripti |
10/11/2020 | Paraqitje e parë (Veseli) | Video | Transkripti |
11/11/2020 | Paraqitje e parë (Selimi) | Video | Transkripti |
18/11/2020 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
17/12/2020 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
16/02/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
24/03/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
19/05/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
21/07/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
14/09/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
29/10/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
15/12/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
04/02/2022 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
22/02/2022 | Seancë | Video | Transkripti |
24/03/2022 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
10/05/2022 | Paraqitje e mëtejshme (Thaçi) | Video | Transkripti |
10/05/2022 | Paraqitje e mëtejshme (Veseli) | Video | Transkripti |
10/05/2022 | Paraqitje e mëtejshme (Krasniqi) | Video | Transkripti |
10/05/2022 | Paraqitje e mëtejshme (Selimi) | Video | Transkripti |
20/05/2022 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
13/07/2022 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
08/09/2022 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
04/11/2022 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
16/12/2022 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
18/01/2023 | Konferencë përgatitore për gjykimin | Video | Transkripti |
15/02/2023 | Konferencë përgatitore e Prokurorit të Specializuar | Video | Transkripti |
20/03/2023 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
03/04/2023 | Deklaratat hyrëse (ZPS dhe përfaqësuesja e viktimave) | Video | Transkripti |
04/04/2023 | Deklaratat hyrëse (Mbrojtja e Thaçit, e Veselit dhe e Selimit) | Video | Transkripti |
05/04/2023 | Deklaratat hyrëse (Mbrojtja e Krasniqit | Video | Transkripti |
11/04/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04474 | Video | Transkripti |
12/04/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04474 | Video | Transkripti |
13/04/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04474 | Video | Transkripti |
17/04/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04474 dhe W02652 | Video | Transkripti |
18/04/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W02652 | Video | Transkripti |
19/04/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W02652 | Video | Transkripti |
20/04/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04421 | Video | Transkripti |
10/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04748 | Video | Transkripti |
11/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04748 | Video | Transkripti |
12/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04748 | Video | Transkripti |
15/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04748 | Video | Transkripti |
16/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04748 | Video | Transkripti |
17/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04748 dhe W03165 | Video | Transkripti |
18/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03165 | Video | Transkripti |
22/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W3165 dhe W04355 | Video | Transkripti |
23/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W4355 dhe W01236 | Video | Transkripti |
12/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04323 | Video | Transkripti |
13/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04323 | Video | Transkripti |
14/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W4323 dhe W01602 | Video | Transkripti |
15/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01602 | Video | Transkripti |
19/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W01602 dhe W03811 | Video | Transkripti |
20/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03811/Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
10/07/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04337 | Video | Transkripti |
11/07/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04337 dhe Rrustem Mustafa | Video | Transkript |
12/07/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Mustafa | Video | Transkript |
13/07/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Mustafa | Video | Transkript |
14/07/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Mustafa | Video | Transkripti |
17/07/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Mustafa | Video | Transkripti |
18/07/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Rrustem Mustafa dhe Francis Ledwidge | Video | Transkripti |
19/07/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Francis Ledwidge dhe W04586 | Video | Transkripti |
20/07/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04586 | Video | Transkripti |
14/08/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03879 | Video | Transkripti |
15/08/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03879 | Video | Transkripti |
16/08/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03879 | Video | Transkripti |
17/08/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Dragica Bozhaniq | Video | Transkripti |
28/08/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03832 | Video | Transkripti |
29/08/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W03832 dhe W04566 | Video | Transkripti |
30/08/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04566 | Video | Transkripti |
04/09/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04368 dhe Agim Idrizi | Video | Transkripti |
05/09/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Agim Idrizi dhe Frederick Abrahams | Video | Transkripti |
06/09/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Frederick Abrahams | Video | Transkripti |
07/09/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Frederick Abrahams | Video | Transkripti |
11/09/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Frederick Abrahams dhe W03827 | Video | Transkripti |
12/09/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04255 | Video | Transkripti |
13/09/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04255, W03827 dhe Douglas Young | Video | Transkripti |
14/09/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Douglas Young | Video | Transkripti |
25/09/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04644 | Video | Tranksripti |
26/09/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04644 dhe W04781 | Video | Transkripti |
27/09/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04781 | Video | Transkripti |
09/10/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Nebojsha Radosheviq |
Video | Transkripti |
10/10/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Nebojsha Radosheviq dhe W04577 | Video | Transkripti |
11/10/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04577 dhe W04769 | Video | Transkripti |
12/10/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04769 | Video | Transkripti |
16/10/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04769 | Video | Transkripti |
17/10/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04769 | Video | Transkripti |
18/10/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04577 | Video | Transkripti |
30/10/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04753 | Video | Transkripti |
02/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Predrag Dediq | Video | Transkripti |
06/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Gjergj Dedaj | Video | Transkripti |
07/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Gjergj Dedaj | Video | Transkripti |
08/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Gjergj Dedaj | Video | Transkripti |
09/11/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Dragan Ivanisheviq dhe W04444 | Video | Transkripti |
13/11/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04444 dhe Sadik Halitjaha | Video | Transkripti |
14/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Shefqet Kabashi | Video | Transkripti |
15/11/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Shefqet Kabashi dhe Sadik Halitjaha | Video | Transkripti |
16/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Sadik Halitjaha | Video | Transkripti |
04/12/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Sadik Halitjaha | Video | Transkripti |
05/12/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Sadik Halitjaha dhe Sandra Mitchell | Video | Transkripti |
06/12/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Sandra Mitchell | Video | Transkripti |
07/12/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Sandra Mitchell | Video | Transkripti |
11/12/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Sandra Mitchell dhe Dejan Jeftiq | Video | Transkripti |
12/12/2023 | Gjykimi | Video | Transkripti |
15/01/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01493 | Video | Transkripti |
16/01/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01493 | Video | Transkripti |
17/01/2024 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W01493 dhe W04489 | Video | Transkripti |
18/01/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04489 | Video | Transkripti |
23/01/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04489 | Video | Transkripti |
24/01/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04489 | Video | Transkripti |
25/01/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04489 dhe Dejan Jeftiq | Video | Transkripti |
29/01/2024 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W02082 dhe W04870 | Video | Transkripti |
30/01/2024 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04870 dhe W04325 | Video | Transkripti |
31/01/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04325 | Video | Transkripti |
01/02/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04325 dhe Hajrush Kurtaj | Video | Transkripti |
20/02/2024 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W00498 dhe Hajrush Kurtaj | Video | Transkripti |
21/02/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Hajrush Kurtaj | Video | Transkripti |
22/02/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Hajrush Kurtaj | Video | Transkripti |
26/02/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W02749 | Video | Transkripti |
28/02/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01140 | Video | Transkripti |
18/03/2024 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W004811 dhe Claude Cahn | Video | Transkripti |
19/03/2024 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W004446 dhe W04571 | Video | Transkripti |
20/03/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04571 | Video | Transkripti |
25/03/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Shaun Byrnes | Video | Transkripti |
26/03/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Shaun Byrnes | Video | Transkripti |
27/03/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Shaun Byrnes | Video | Transkripti |
28/03/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Shaun Byrnes | Video | Transkripti |
02/04/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04739 | Video | Transkripti |
03/04/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Shaun Byrnes dhe W04739 | Video | Transkripti |
04/04/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04739 | Video | Transkripti |
22/04/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Ramiz Qeriqi | Video | Transkripti |
23/04/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Ramiz Qeriqi | Video | Transkripti |
24/04/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Ramiz Qeriqi dhe W04850 | Video | Transkripti |
25/04/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W02951 | Video | Transkripti |
29/04/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W03877 dhe Nuredin Abazi | Video | Transkripti |
30/04/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Nuredin Abazi dhe W04371 | Video | Transkripti |
01/05/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04371 | Video | Transkripti |
06/05/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01978 | Video | Transkripti |
07/05/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03878 | Video | Transkripti |
21/05/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Dietrich Jensch dhe Johan Rudolph Fritsch | Video | Transkripti |
22/05/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Johan Rudolph Fritsch dhe W04710 | Video | Transkripti |
23/05/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04710 dhe W04230 | Video | Transkripti |
24/05/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04230 | Video | Transkripti |
27/05/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04305 | Video | Transkripti |
28/05/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Jan Kickert | Video | Transkripti |
29/05/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Jan Kickert | Video | Transkripti |
30/05/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01336 | Video | Transkripti |
03/06/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03170 | Video | Transkripti |
04/06/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W03170 dhe Nuhi Bytyci | Video | Transkripti |
05/06/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Nuhi Bytyci | Video | Transkripti |
06/06/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Nuhi Bytyci dhe Zoran Stankoviq | Video | Transkripti |
24/06/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Kurtesh Fondaj | Video | Transkripti |
25/06/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Kurtesh Fondaj | Video | Transkripti |
26/06/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Kurtesh Fondaj dhe W04846 | Video | Transkripti |
01/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi | Video | Transkripti |
02/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi | Video | Transkripti |
03/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi | Video | Transkripti |
04/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Bislim Zyrapi dhe W04445 | Video | Transkripti |
08/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi | Video | Transkripti |
09/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi | Video | Transkripti |
10/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi | Video | Transkripti |
11/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Bislim Zyrapi dhe W04501 | Video | Transkripti |
15/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi | Video | Transkripti |
16/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi | Video | Transkripti |
17/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi | Video | Transkripti |
18/07/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Bislim Zyrapi | Video | Transkripti |
19/08/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Steven Russell | Video | Transkripti |
20/08/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Steven Russell dhe W03871 | Video | Transkripti |
21/08/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03871 | Video | Transkripti |
26/08/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Skender Zhitia | Video | Transkripti |
27/08/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04764 | Video | Transkripti |
28/08/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04764 dhe W03780 | Video | Transkripti |
29/08/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03780 | Video | Transkripti |
02/09/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Imer Imeri | Video | Transkripti |
03/09/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Tetaj | Video | Transkripti |
04/09/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Rrustem Tetaj | Video | Transkripti |
16/09/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04737 | Video | Transkripti |
17/09/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04737 | Video | Transkripti |
18/09/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W04737 dhe W01129 | Video | Transkripti |
19/09/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Halim Berisha dhe W04366 | Video | Transkripti |
23/09/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Demush Krasniqi | Video | Transkripti |
25/09/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04422 | Video | Transkripti |
26/09/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04669 | Video | Transkripti |
30/09/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Ahmet Rrahmanaj | Video | Transkripti |
01/10/2024 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Video | Transkripti |
02/10/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Stamena Jeliq | Video | Transkripti |
03/10/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01158 | Video | Transkripti |
21/10/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fadil Geci | Video | Transkripti |
22/10/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fadil Geci | Video | Transkripti |