Sipas aktakuzës, Pjetër Shala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’) i stacionuar në Kukës, Shqipëri. |
HISTORIKU I AKTAKUZËS
Aktakuza kundër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i redaktuar u bë publik më 15 prill 2021. Më 18 tetor 2021, gjykatësi i pocedurës paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të ndryshojë aktakuzën në mënyrë që të ofrojë nivelin e kërkuar të konkretitetit dhe të qartësisë lidhur me pjesëmarrjen personale të të akuzuarit në incidente. ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e korrigjuar më 1 nëntor 2021. Kjo ishte aktakuza në fuqi në këtë çështje.
PËRMBLEDHJE E AKUZAVE
Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.
Pjetër Shala akuzohet për:
KRIMET E LUFTËS TË
- Ndalimit arbitrar (Pika 1)
- Trajtimit mizor (Pika 2)
- Torturës (Pika 3)
- Vrasjes së paligjshme (Pika 4)
LIDHJA ME AKTAKUZËN NË FUQI
ZHVILLIMET PROCEDURALE
-
Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.
-
Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
-
Më 15 dhjetor 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesën e një individi për t’u pranuar si viktimë pjesëmarrëse në procesin gjyqësor. Më 11 gusht 2022, në vendimin e tij të dytë në lidhje me pjesëmarrjen e viktimave, Gjykatësi i Procedurës Paraprake pranoi një person tjetër si viktimë pjesëmarrëse në procesin gjyqësor në këtë çështje. Gjashtë viktima të tjera u pranuan më 19 shtator 2022. Më 9 shkurt, Trupi Gjykues vendosi që procedurat për dëmshpërblim dhe ato penale do të zhvillohen njëkohësisht në këtë çështje dhe se, në rast të shpalljes fajtor, Trupi Gjykues nuk do t’i referojë viktimat për padi civile në gjykatat e Kosovës, në përputhje me nenin 22(9) të Ligjit dhe rregullës 167 të Rregullores, por do të nxjerrë një Urdhër për Dëmshpërblim, në përputhje me nenet 22(8) dhe 44(6) të Ligjit. Në vendimin e vet, të bërë publik më 6 mars 2023, Trupi Gjykues e zgjati afatin për dorëzimin e kërkesave të viktimave për pjesëmarrje në procedura deri në mbylljen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja.
-
Më 28 janar 2022, ZPS-ja e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dhe ex parte dosjen e vet paraprake. Versioni konfidencial i redaktuar i dosjes paraprake të Prokurorisë u dorëzua më 31 janar ndërsa versioni me më pak redaktime (ende konfidencial) u dorëzua më 8 shkurt 2022. Më 14 prill 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të saj. Më 21 prill 2023, u dorëzua versioni i redaktuar publik i dosjes paraprake të Mbrojtjes.
-
Më 14 prill 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, në urdhrin e tij gojor, caktoi 31 gushtin si datë paraprake për kalimin e dosjes trupit gjykues. Më 20 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake caktoi 21 shtatorin 2022 si datë të re paraprake. Më 15 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes do të jetë gati për t’u kaluar më 21 shtator 2022.
-
Më 21 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I. Konferenca përgatitore për gjykimin u mbajt brenda periudhës 18-20 tetor 2022.
-
Gjykimi filloi më 21 shkurt 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar, të përfaqësuesit të viktimave dhe të Mbrojtjes. Më 6 korrik 2023, ZPS-ja e mbylli çështjen e vet.
-
Më 21 gusht 2023, Mbrojtësi i Viktimave paraqiti provat. Konferenca Përgatitore e Mbrojtjes u mbajt më 24 dhe 25 gusht 2023. Më 15 shtator 2023, Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme (pika 4), në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Paraqitja e provave prej Mbrojtjes nisi më 20 shtator 2023. Më 15 janar 2024, Mbrojtja e Pjetër Shalës njoftoi për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave të saj.
-
Procedura e paraqitjes së provave në këtë çështje u mbyll më 9 shkurt 2024 dhe argumentet përmbyllëse u bënë nga 15 deri më 17 prill 2024.
-
Aktgjykimi u shpall më 16 korrik 2024: Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 18 vjet burgim.
-
Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave është planifikuar për datën 29 nëntor 2024.
LIDHJA PËR TE AKTGJYKIMI
Përbërja e Trupit Gjykues | Gjykatësit Mapi Feld-Folia (kryesuese), Roland Dekers, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) |
Zyra e Prokurorit të Specializuar | Filipo De Miniqis, Gaja Pergolo, Eva Vajler |
Mbrojtja | Zhan-Lui Zhilisen (Mbrojtës), Muhamed Hedi Auini, Leto Kariolu (Bashkëmbrojtës) |
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave | Sajmon Loz (Mbrojtës), Maria Raxhiovska (Bashkëmbrojtëse) |
Numri i viktimave pjesëmarrëse | 8 |
Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit | 44 |
Numri i dëshmitarëve gjatë gjykimit | 10 (ZPS), 2 (Mbrojtësi i Viktimave), 10 (Mbrojtja) |
Numri i dëshmive me shkrim të dëshmitarëve | 7 (ZPS), 4 (Mbrojtja) |
Kohëzgjatja e procedurës paraprake | 22 muaj 6 ditë |
Kohëzgjatja e fazës së kuvendimeve në lidhje me vendimin e gjykimit (nga përfundimi i gjykimit deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit) | 3 muaj |
Kohëzgjatja e gjithsejtë në Gjykatën Themelore (nga transferimi në DHSK deri në vendimin e gjykimit) | 39 muaj |
Apeli (Numri i çështjes: KSC-CA-2024-03)
-
Më 24 korrik 2024 u miratua kërkesa e Mbrojtjes së Shalës për zgjatjen e afatit dhe palët u autorizuan që të dorëzojnë apelet e tyre, në qoftë se kanë, më së largu deri më 2 shtator 2024.
-
Më 2 shtator 2024, Mbrojtja e Pjetër Shalës dorëzoi njoftimin (konfidencial) për apel kundër aktgjykimit. Rrjedhimisht, Kryetarja caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen për marrjen e vendimit lidhur me apelin. Versioni i redaktuar publik i këtij njoftimi është dorëzuar më 11 tetor 2024. Më 30 shtator 2024, Mbrojtja dorëzoi njoftimin e rishikuar të apelit ndërsa versioni i redaktuar publik u dorëzua më 4 tetor 2024. Më 31 tetor 2024, u dorëzua versioni i redaktuar publik i versionit të korrigjuar të njoftimit të rishikuar të apelit.
-
Konferenca para apelit u mbajt më 20 shtator 2024.
-
Më 30 tetor 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Shalës lidhur me zgjatjen e afatit dhe e autorizoi që ta dorëzojë dosjen e vet të apelit më së largu deri më 25 nëntor 2024.
Përbërja e Panelit të Gjykatës së Apelit | Gjykatësit Mishelë Pikar (kryesuese), Kai Ambos dhe Nina Jorgensen |
Zyra e Prokurorit të Specializuar | Filipo De Miniqis, Sara Kllentën |
Mbrojtja | Zhan-Lui Zhilisen (Mbrojtës), Muhamed Hedi Auini, Leto Kariolu (Bashkëmbrojtës) |
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave | Sajmon Loz (Mbrojtës), Maria Raxhiovska (Bashkëmbrojtëse) |
LISTA E TË GJITHA SEANCAVE
Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Shala. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme.
Data | Lloji i seancës | Video regjistrimi | Transkripti |
---|---|---|---|
19/04/2021 | Paraqitje e parë | Videoja | Transkripti |
23/04/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
21/06/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
23/09/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
15/11/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
14/01/2022 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
04/03/2022 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
14/04/2022 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
18/10/2022 | Konferencë përgatitore për gjykimin | Videoja | Transkripti |
19/10/2022 | Konferencë përgatitore për gjykimin | Videoja | Transkripti |
21/02/2023 | Deklaratat hyrëse | Videoja | Transkripti |
22/02/2023 | Deklaratat hyrëse | Videoja | Transkripti |
27/03/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-08 | Videoja | Transkripti |
28/03/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-08 dhe TW4-06 | Videoja | Transkripti |
29/03/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-06 dhe TW4-07 | Videoja | Transkripti |
30/03/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-07 dhe TW4-09 | Videoja | Transkripti |
01/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-10 | Videoja | Transkripti |
02/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-10 dhe TW4-11 | Videoja | Transkripti |
03/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-11 | Videoja | Transkripti |
04/05/2023 |
Gjykimi - çështje procedurale | Videoja | Transkripti |
30/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 | Videoja | Transkripti |
31/05/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 | Videoja | Transkripti |
02/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 | Videoja | Transkripti |
05/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 | Videoja | Transkripti |
06/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 | Videoja | Transkripti |
16/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Zbyněk Dolejši | Videoja | Transkripti |
26/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Marek Gasior | Videoja | Transkripti |
27/06/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Marek Gasior | Videoja | Transkripti |
03/07/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Marek Gasior | Videoja | Transkripti |
04/07/2023 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së William Goodwin | Videoja | Transkript |
21/08/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve, Karin Dune-Prinsen dhe Çajen Lozano Parra, të thirrur nga mbrojtësi i viktimave | Videoja | Transkript |
24/08/2023 | Konferencë përgatitore për Mbrojtjen | Videoja | Transkript |
25/08/2023 | Konferencë përgatitore për Mbrojtjen | Videoja | Transkript |
20/09/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bardhyl Mahmuti | Videoja | Transkript |
21/09/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bardhyl Mahmuti | Videoja | Transkript |
02/10/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bedri Dervishaj | Videoja | Transkript |
03/10/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Naser Koçinaj | Videoja | Transkript |
23/10/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Mark Shala | Videoja | Transkript |
24/10/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Mark Shala | Videoja | Transkript |
25/10/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Mark Shala | Videoja | Transkript |
20/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Zijadin Hoxha | Videoja | Transkript |
21/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Zijadin Hoxha | Videoja | Transkript |
22/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Zijadin Hoxha dhe Safete Hadergjonaj | Videoja | Transkript |
23/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Safete Hadergjonaj dhe Time Kadrijaj | Videoja | Transkript |
24/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Time Kadrijaj | Videoja | Transkript |
27/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Andre de Villiers Horne | Videoja | Transkript |
28/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes W04280 | Videoja | Transkript |
29/11/2023 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes W04280 | Videoja | Transkript |
09/01/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Safet Gashi | Videoja | Transkript |
10/01/2024 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Safet Gashi | Videoja | Transkript |
15/04/2024 | Deklarata përmbyllëse | Videoja | Transkript |
16/04//2024 | Deklarata përmbyllëse | Videoja | Transkript |
17/04/2024 | Deklarata përmbyllëse | Videoja | Transkript |
16/07/2024 | Shpallja e aktgjykimit | Videoja | Transkript |
20/09/2024 | Konference para apelit | Videoja | Transkript |