Çështja Pjetër Shala – Pjetër Shala, i akuzuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

Sipas aktakuzës, Pjetër Shala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’) i stacionuar në Kukës, Shqipëri.

HISTORIKU I AKTAKUZËS

Aktakuza kundër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i redaktuar u bë publik më 15 prill 2021. Më 18 tetor 2021, Gjykatësi i Pocedurës Paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të ndryshojë aktakuzën në mënyrë që të ofrojë nivelin e kërkuar të konkretësisë dhe të qartësisë lidhur me pjesëmarrjen personale të të akuzuarit në incidente. Më 1 nëntor 2021, ZPS-ja dorëzoi aktakuzën e korrigjuar, versioni i redaktuar publik i së cilës u dorëzua më 16 nëntor 2021.


PËRMBLEDHJE E AKUZAVE

Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.

Pjetër Shala akuzohet për:

KATËR KRIMET E LUFTËS:

  • Ndalimit arbitrar (Pika 1)
  • Trajtimit mizor (Pika 2)
  • Torturës (Pika 3)
  • Vrasjes së paligjshme (Pika 4)

 

ZHVILLIMET PROCEDURALE

Procedura paraprake/Gjykimi/Zhdëmtimet (Numri i çështjes: KSC-BC-2020-04)

16/03/2021

Shala u arrestua në Belgjikë.

15/04/2021

U transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

19/04/2021

Paraqitja e parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake Nikola Giju; u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës.

15/12/2021

U lëshua Vendimi i Parë mbi Pjesëmarrjen e Viktimave: u pranua një viktimë për të marrë pjesë në proces.

11/08/2022

Vendimi i Dytë mbi Pjesëmarrjen e Viktimave; u pranua edhe një viktimë tjetër.

19/09/2022

Vendimi i Tretë mbi Pjesëmarrjen e Viktimave: u pranuan edhe gjashtë viktima të tjera.

24/02/2023

Vendimi i Trupit Gjykues për zgjatjen e afatit: parashtrimi i kërkesave të viktimave u lejua deri në mbylljen e paraqitjes së provave të ZPS-së.

14/04/2023

Dosja Paraprake e ZPS-së – u dorëzua versioni i redaktuar publik.

21/04/2023

Dosja Paraprake e Mbrojtjes– u dorëzua versioni i redaktuar publik.

21/09/2022

Dosja e çështjes gjyqësore iu kalua Trupit Gjykues I.

18–20/10/2022

U mbajt konferenca përgatitore për gjykimin; seanca e 20 tetorit ishte seancë e mbyllur dhe ex parte.

21-22/02/2023

Filloi gjykimi me deklaratat hyrëse të Prokurorisë, Mbrojtjes së Viktimave dhe Mbrojtjes.

06/07/2023

Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave të veta.

21/08/2023

Mbrojtja e Viktimave paraqiti provat.

24–25/08/2023

U mbajt konferenca përgatitore e Mbrojtjes.

15/09/2023

Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme (Pika 4) sipas rregullës 130.

20/09/2023

Filloi paraqitja e provave të Mbrojtjes.

15/01/2024

Mbrojtja përfundoi paraqitjen e provave të veta.

24/01/2024

Trupi Gjykues pranoi prova shtesë sipas rregullës 132 (dokumente në lidhje me dosjen penale të të akuzuarit, relevante për përcaktimin e dënimit në rast verdikti fajësie).

09/02/2024

U mbyll procedura e paraqitjes së provave.

25-26/03/2024

Prokuroria dhe Mbrojtja dorëzuan dosjet gjyqësore përfundimtare të tyre. 

15–17/04/2024

U paraqitën deklaratat përmbyllëse.

16/07/2024

U shqiptua Aktgjykimi: Shala u shpall fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme; u dënua me 18 vjet burgim

29/11/2024

U lëshua Urdhri për Zhdëmtim: Shala urdhërohet të paguajë 208.000 euro për kompensimin e viktimave. 

Të dhëna/statistika për gjykimin
Përbërja e Trupit Gjykues
Gjykatësit Mapi Feld-Folia (Kryegjykatëse), Roland Dekers, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (Gjykatës Rezervë)
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Filipo De Miniqis, Gaja Pergolo, Eva Vajler
Mbrojtja
Zhan-Lui Zhilisen (Mbrojtës), Muhamed Hedi Auini, Leto Kariolu (Bashkëmbrojtës)
Mbrojtja e Viktimave
Sajmon Loz (Mbrojtës), Maria Raxhiovska (Bashkëmbrojtëse)
Numri i viktimave pjesëmarrëse
8
Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit
44
Numri i dëshmitarëve gjatë gjykimit
10 (ZPS), 2 (Mbrojtësi i Viktimave), 10 (Mbrojtja)
Numri i dëshmive me shkrim/raporteve     
7 (ZPS), 4 (Mbrojtja)
Kohëzgjatja e procedurës paraprake
22 muaj 6 ditë
Vendimet mbi rishikimin e paraburgimit (gjithsej)
17
Kohëzgjatja e fazës së kuvendimeve në lidhje me vendimin e gjykimit (nga përfundimi i gjykimit deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit)   
3 muaj
Kohëzgjatja e gjithsejtë në Gjykatën Themelore (nga transferimi në DHSK deri në vendimin e gjykimit
39 muaj

Procedura e Apelit (Numri i lëndës: KSC-CA-2024-03)

02/09/2024

Mbrojtja e Shalës dorëzoi njoftimin (konfidencial) për apel kundër Aktgjykimit. Versioni i redaktuar publik u dorëzua më 11/10/2024.

20/09/2024

U mbajt Konferenca para Apelit.

30/10/2024

U dorëzua Njoftimi për Apel, i Rishikuar dhe i Korrigjuar; versioni i redaktuar publik u dorëzua më 31/10/2024.

26/11/2024

U dorëzua Dosja e Korrigjuar e Apelit të Mbrojtjes; versioni i redaktuar publik u dorëzua më 13/01/2025.

15–16/05/2025

U mbajt seanca e apelit për Aktgjykimin.

14/07/2025

U shqiptua Aktgjykimi i Apelit. Paneli i Apelit:
•    La në fuqi verdiktet e fajësisë së Shalës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (Pika 1), torturës (Pika 3) dhe vrasjes së paligjshme (Pika 4);
•    Miratoi pjesërisht tri nga katërmbëdhjetë pikat e apelit të Shalës; uli dënimin nga 18 në 13 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

 

— Apel më vete lidhur me Urdhrin për Zhdëmtim —

28/01/2025

Mbrojtja dorëzoi njoftim për apel kundër Urdhrit për Zhdëmtim të datës 29/11/2024.

19/03/2025

Mbrojtja dorëzoi Versionin e Korrigjuar të Dosjes së Apelit kundër Urdhrit për Zhdëmtim; versioni i redaktuar publik u dorëzua më 26/03/2025.

Të dhëna/statistika për çështjen në apel
Përbërja e Panelit të Gjykatës së Apelit
Gjykatësit Mishelë Pikar (Kryegjykatëse), Kai Ambos dhe Nina Jorgensen
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Filipo De Miniqis, Sara Kllentën
Mbrojtja
Zhan-Lui Zhilisen (Mbrojtës), Muhamed Hedi Auini, Leto Kariolu (Bashkëmbrojtës)
Mbrojtja e Viktimave
Sajmon Loz (Mbrojtës), Maria Raxhiovska (Bashkëmbrojtëse)
Faza e kuvendimeve e Aktgjykimit të apelit (nga parashtrimet e fundit të palëve deri në shqiptimin e aktgjykimit të apelit)
1 muaj 21 ditë
Kohëzgjatja e çështjes në apel (periudha nga dorëzimi i njoftimeve për apel deri në shqiptimin e Aktgjykimit të Apelit)
10 muaj 13 ditë

 

Kërkesa e Parë Referuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës: KSC-CC-2022-16)

14/04/2022

Shala dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku pretendoi shkelje të të drejtave themelore në lidhje me procesin penal kundër tij para DHSK-së. 

06/07/2022

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese e shpalli të papranueshme kërkesën referuese dhe konstatoi se nuk zbulohej ndonjë shkelje në dukje e të drejtave themelore të Shalës.

Kërkesa e Dytë Referuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës: KSC-CC-2022-18)

19/07/2022

Shala dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku pretendoi shkelje të të drejtave themelore të tij në lidhje me vendimet e Gjykatësit të Vetëm të DHSK-së. 

22/08/2022

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se kërkesa referuese ishte e parakohshme dhe, rrjedhimisht, e rrëzoi si të papranueshme. 

Kërkesa e Tretë Referuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës KSC-CC-2023-21)

10/07/2023

Shala dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku pretendoi shkelje të të drejtave themelore të tij në lidhje me vendimet e Trupit Gjykues të DHSK-së.

29/08/2023

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se kërkesa referuese ishte e parakohshme dhe, rrjedhimisht, e rrëzoi si të papranueshme. 

Çështjet para Gjykatës Kushtetuese – Përbërja
Përbërja e Panelit të Gjykatës Kushtetuese 
Gjykatësit Vidar Stensland (Kryegjykatës), Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Filipo De Miniqis, Sara Kllentën
Defence Counsel
Zhan-Lui Zhilisen (Mbrojtës), Muhamed Hedi Auini, Leto Kariolu (Bashkëmbrojtës)

LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Shala. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. 

Incizimet e qasshme audiovizuale klasifikohen si PUBLIKE dhe nuk përfshijnë pjesë të seancave që janë KONFIDENCIALE dhe/ose mund të përmbajnë pjesë të seancave që janë riklasifikuar si PUBLIKE.  

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Shala
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
19/04/2021 Paraqitje e parë Videoja Transkripti
23/04/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
21/06/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
23/09/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
15/11/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
14/01/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
04/03/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
14/04/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
18/10/2022 Konferencë përgatitore për gjykimin Videoja Transkripti
19/10/2022 Konferencë përgatitore për gjykimin Videoja Transkripti
21/02/2023 Deklaratat hyrëse Videoja Transkripti
22/02/2023 Deklaratat hyrëse Videoja Transkripti
27/03/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-08 Videoja Transkripti
28/03/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-08 dhe TW4-06 Videoja Transkripti
29/03/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-06 dhe TW4-07 Videoja Transkripti
30/03/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-07 dhe TW4-09 Videoja Transkripti
01/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-10 Videoja Transkripti
02/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së TW4-10 dhe TW4-11 Videoja Transkripti
03/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-11 Videoja Transkripti

04/05/2023

Gjykimi - çështje procedurale  Videoja Transkripti
30/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 Videoja Transkripti
31/05/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 Videoja Transkripti
02/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 Videoja Transkripti
05/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 Videoja Transkripti
06/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së TW4-01 Videoja Transkripti
16/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Zbyněk  Dolejši Videoja Transkripti
26/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Marek Gasior Videoja Transkripti
27/06/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Marek Gasior Videoja Transkripti
03/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Marek Gasior Videoja Transkripti
04/07/2023 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së William Goodwin Videoja Transkripti
21/08/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve, Karin Dune-Prinsen dhe Çajen Lozano Parra, të thirrur nga mbrojtësi i viktimave Videoja Transkripti
24/08/2023 Konferencë përgatitore për Mbrojtjen Videoja Transkripti
25/08/2023 Konferencë përgatitore për Mbrojtjen Videoja Transkripti
20/09/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bardhyl Mahmuti Videoja Transkripti
21/09/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bardhyl Mahmuti Videoja Transkripti
02/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bedri Dervishaj Videoja Transkripti
03/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Naser Koçinaj Videoja Transkripti
23/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Mark Shala Videoja Transkripti
24/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Mark Shala Videoja Transkripti
25/10/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Mark Shala Videoja Transkripti
20/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Zijadin Hoxha Videoja Transkripti
21/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Zijadin Hoxha Videoja Transkripti
22/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Zijadin Hoxha dhe Safete Hadergjonaj Videoja Transkripti
23/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Safete Hadergjonaj dhe Time Kadrijaj Videoja Transkripti
24/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitares së Mbrojtjes Time Kadrijaj Videoja Transkripti
27/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Andre de Villiers Horne Videoja Transkripti
28/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes W04280 Videoja Transkripti
29/11/2023 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes W04280 Videoja Transkripti
09/01/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Safet Gashi Videoja Transkripti
10/01/2024 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Safet Gashi Videoja Transkripti
15/04/2024 Deklarata përmbyllëse Videoja Transkripti
16/04//2024 Deklarata përmbyllëse Videoja Transkripti
17/04/2024 Deklarata përmbyllëse Videoja Transkripti
16/07/2024 Shpallja e aktgjykimit Videoja Transkripti
20/09/2024 Konference para apelit Videoja Transkripti
29/11/2024 Urdhri për Zhdëmtim Videoja Transkripti
15/05/2025 Seanca e apelit Videoja Transkripti
16/05/2025 Seanca e apelit Videoja Transkripti
14/07/2025 Vendim i apelit Videoja Transkripti