Kryetarja dhe Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) mirëpritën sot zëvendësministrin e Drejtësisë të Kosovës, z. Blerim Sallahu, dhe delegacionin e tij në ambientet e DHSK-së për një vizitë mirësjelljeje. Ndër temat që u diskutuan ishin skema e ndihmës juridike e DHSK-së, vizitat familjare të të paraburgosurve dhe lehtësimi i vizave në këtë drejtim. Gjithashtu u diskutua për kushtet e paraburgimit të cilat duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat relevante ndërkombëtare. Delegacioni gjithashtu vizitoi ambientet dhe sallën e gjyqit. Kjo vizitë vjen pas një takimi mirësjelljeje që Kryetarja dhe Administratorja e DHSK-së patën me ministren e Drejtësisë të Kosovës në Prishtinë më 9 shtator 2021.

Burimi: 
Dhomat e specializuara