Përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës u takuan sot me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe të shoqërisë civile për një punëtori në Pejë. Takimi u organizua dhe mundësua në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Çështje të Pakicave. Shefja e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun dhe dy ekspertë ligjorë shpjeguan mandatin dhe strukturën e gjykatës dhe iu përgjigjën pyetjeve të pjesëmarrësve lidhur me atë se si do të sigurojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës procedura të sigurta, të paanshme, të pavarura, të drejta dhe efikase.

 

 

Burimi: 
Dhomat e specializuara