Përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përfshirë drejtuesit e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun dhe të Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave, bashkë me Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë ftuan sot gazetarë për një tryezë të rrumbullakët në Prishtinë. Takimi kishte për qëllim informimin e gazetarëve për mandatin dhe procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës, për t’ua bërë atyre më të lehtë raportimin për institucionin. Njëkohësisht, ekipi i Dhomave të Specializuara të Kosovës u konsultua me gazetarët e pranishëm në lidhje me nevojat e tyre për informim. Të dyja palët ranë dakord që të mbeten në kontakt të ngushtë dhe që Dhomat e Specializuara të Kosovës të vazhdojnë me shpërndarjen e rregullt të informacionit.