Sipas aktakuzës, Sabit Januzi është shtetas i Kosovës, i lindur në Bërvenik, Kosovë. 

Sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari është shtetas i Kosovës, i lindur në Fushticë të Poshtme, Kosovë. 

Sipas aktakuzës, Haxhi Shala është shtetas i Kosovës, i lindur në Banjë, Malishevë, Kosovë. 

HISTORIKU I AKTAKUZËS

Aktakuza kundër Januzit dhe Bahtijarit (lënda numër KSC-BC-2023-10) u konfirmua më 2 tetor 2023 dhe u bë publike më 6 tetor 2023. Aktakuza kundër Haxhi Shala (lënda numër KSC-BC-2023-11) u konfirmua më 4 dhjetor 2023 dhe u bë publike më 12 dhjetor 2023.

Më 12 janar 2024, pas kërkesës për bashkimin e këtyre dy çështjeve gjyqësore, ZPS-ja dorëzoi propozimin për aktakuzë të përbashkët, por më 8 shkurt 2024 Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi ZPS-në ta ridorëzonte atë. Më 16 shkurt 2024, ZPS-ja dorëzoi versionin e ndryshuar të aktakuzës kundër Januzit dhe Bahtijarit që korrigjon mbiemrin e Bahtijarit dhe përmirëson qartësinë dhe saktësinë e çështjes. Aktakuza e përbashkët u ridorëzua nga ZPS-ja më 27 shkurt 2024 dhe u bë publike më 3 korrik 2024. Më 17 maj 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshimin e aktakuzës dhe përfshirjen e pretendimeve të reja faktike vetëm për Januzin dhe Bahtijarin. Më 8 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake konfirmoi ndryshimet dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte aktakuzën e përbashkët të ndryshuar më 10 korrik 2024.


PËRMBLEDHJE E AKUZAVE

Sipas aktakuzës së konfirmuar, “Dëshmitari 1” është person që ka dhënë informacion, ose ka shumë të ngjarë ta bëjë këtë, për Task Forcën Hetimore Speciale, ZPS-në ose Trupit Gjykues të DHSK-së për krime ose vepra penale që përfshihen në juridiksionin e DHSK-së. Në aktakuzë thuhet se, midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Shala, Januzi dhe Bahtijari, në bashkëpunim me individë të tjerë, bashkërenduan si grup para dhe pasi Januzi dhe Bahtijari e kontaktuan Dëshmitarin 1.

Në aktakuzë më tutje thuhet se, me urdhër të Shalës, Januzi dhe Bahtijari e takuan individualisht Dëshmitarin 1 në dy raste të veçanta për ta nxitur që të tërheqë dëshminë ose të mos japë dëshmi në procedurat zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, përfshirë duke përdorur kërcënime të rënda dhe premtim të përfitimeve.

Akuzat janë si vijon:

DY AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK

  • Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe Pika 2)

NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE

  • Frikësim gjatë procedurave penale (Pika 3)

 

LIDHJA ME AKTAKUZËN NË FUQI

 

 


ZHVILLIME PROCEDURALE

  • Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u arrestuan më 5 tetor në Kosovë dhe u transferuan në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 6 tetor 2023. Në paraqitjen e tyre të parë më 9 tetor 2023 të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës.

  • Haxhi Shala u arrestua më 11 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 12 dhjetor 2023. Në paraqitjen e tij të parë më 13 dhjetor 2023, i akuzuari nuk u deklarua në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. Në paraqitjen e mëtejshme më 15 dhjetor 2023, ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.

  • Më 13 dhjetor 2023, ZPS-ja dorëzoi kërkesë për bashkimin e çështjes kundër Januzit dhe Bahtijarit (KSC-BC-2023-10) me çështjen kundër Haxhi Shalës (KSC-BC-2023-11). Më 8 shkurt 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për bashkimin e dy çështjeve dhe vendosi që çështja e përbashkët do të quhet Prokurori i Specializuar kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës dhe do të mbajë numrin e çështjes KSC-BC-2023-10.

  • Më 16 shkurt 2024, ZPS-ja dorëzoi, si konfidenciale, dosjen e vet paraprake në çështjen e përbashkët,  ndërsa versioni i redaktuar publik u dorëzua më 3 korrik 2024. Mbrojtja e Bahtijarit e dorëzoi dosjen paraprake më 19 qershor 2024, pasuar nga Mbrojtja e Haxhi Shalës dhe ajo e Januzit më 2 shtator 2024 (të gjitha konfidenciale).Versionet konfidenciale të dosjeve paraprake të përditësuara dhe më tej të përditësuara u dorëzuan më 19 gusht dhe më 2 shtator 2024. Versioni publik i redaktuar i dosjes paraprake të Shalës u dorëzua më 2 tetor 2024. Më 21 tetor 2024, Bahtijari dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes së tij paraprake të përditësuar.

  • Paraqitja e mëtejshme e Januzit dhe Bahtijarit u mbajt më 12 korrik 2024. Të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzën e re ndaj tyre në aktakuzën e përbashkët të ndryshuar.

  • Gjykatësja e Procedurës Paraprake fillimisht caktoi 21 qershorin 2024 si datë për kalimin e dosjes së çështjes tek Trupi Gjykues por më vonë e ndryshoi atë në 5 dhe 22 korrik 2024. Megjithatë, më 12 korrik 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e anuloi datën e planifikuar më parë. Më 23 korrik 2024, gjykatësja përcaktoi se dosja e çështjes do t'i kalohet Trupit Gjykues dy ditë pas dorëzimit të dosjeve paraprake të Mbrojtjes, në qoftë se kanë, ose pas skadimit të afatit përkatës. Më 4 shtator 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I.

  • Konferencat përgatitore për gjykimin u mbajtën më 7 dhe 8 tetor 2024. Deklaratat hyrëse fillimisht u caktuan për 14 dhe 15 nëntor 2024, por më 12 nëntor 2024, Trupi Gjykues vendosi që këto seanca të mos mbahen, duke lënë datën e fillimit të gjykimit aktualisht në pritje.

Të dhëna/statistika për gjykimin*
Përbërja e Trupit Gjykues Gjykatësit Mapi Feld-Folia (kryesuese), Roland Dekers, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë)
Zyra e Prokurorit të Specializuar Taznin Shahabudin, Gjon Dëvejni
Mbrojtja Januzi: Xhonëthën Elistan Ris (Mbrojtës), Hju Bouden (Bashkëmbrojtës)
Bahtijari: Felisiti Geri (Mbrojtës), Marion Karin (Bashkëmbrojtës)
H. Shala: Tobi Kadman (mbrojtës), Xhon Kabon (Bashkëmbrojtës)
Faza e gjykimit  Procedura paraprake
Kohëzgjatja e procedurës paraprake 13 muaj, 6 ditë  (Januzi dhe Bahtijari)
11 muaj (H. Shala)

*Nga 12/11/2024 


LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Januzi, Bahtijari dhe H. Shala. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. 

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Januzi, Bahtjari dhe H. Shala
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
09/10/2023 Paraqitje e parë
(Bahtijari)
Videoja Transkripti
09/10/2023 Paraqitje e parë
(Januzi)
Videoja Transkripti
12/10/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes (Januzi dhe Bahtijari) Videoja Transkripti
03/11/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes (Januzi dhe Bahtijari) Videoja Transkripti
13/12/2023 Paraqitje e parë (H. Shala) Videoja Transkripti
14/12/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes (Januzi dhe Bahtijari) Videoja Transkripti
15/12/2023 Konference mbi ecurinë e çështjes/Paraqitje e mëtejshme (Haxhi Shala) Videoja Transkripti
13/02/2024 Konference mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
22/03/2024 Konference mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
12/07/2024 Paraqitje e mëtejshme (Januzi, Bahtijari) Videoja Transkripti
07/10/2024

Konferencë përgatitore për gjykim

Videoja Transkripti
08/10/2024

Konferencë përgatitore për gjykim

Videoja Transkripti